Plan

WordPress-i është në zhvillim të vazhdueshëm. Aktualisht po punohet për Fazën 2 të projektit Gutenberg. Projekti Gutenberg përbën një ripërfytyrim të mënyrës se si punojmë me lëndën në internet. Synimi i tij është të zgjerojë hyrjen te prani internetore, çka përbën një nga bazat e bizneseve modernë të suksesshëm. Faza 1 qe përpunuesi i ri me blloqe, që u hodh në qarkullim me WordPress 5.0-n, që mund ta shihni në punë e sipër këtu. Më 2021-n, u përqendruam në shkrirjen e përpunimit të plotë të sajtit (Faza 2) me WordPress-in, që e sjell përpunimin me blloqe në krejt sajtin, jo thjesht te postime dhe faqe. Për më tepër hollësi mbi përpunim të plotë të sajtit, përbërësve të tij dhe tjetër punë aktive mbi veçori, shihni te faqja Feature Projects Overview.

Për 2022-n, projekti ka disa synime të fuqishme, siç përshkruhen në këtë postim:

  1. Drive adoption of the new WordPress editor – Following WordPress 5.9, our focus will be driving user adoption by making full site editing (and its tools) easy to find and use.
    1. For the CMS – Get high quality feedback, ensure actionable tickets come from the feedback with collaboration from design as needed, and ship code that solves our users’ most pressing needs.
      1. Invite more users and extenders to participate in the FSE Outreach program (10–12 calls for testing).
      2. Host regular design-driven user testing (one test a week).
    2. Për Bashkësinë – T’i japim dijen dhe burimet tona në një mënyrë që frymëzon dhe motivon përdoruesit tanë të hidhen në veprim.
      1. Ftoni më tepër përdorues dhe zgjerues të shtojnë aftësitë e tyre përmes LearnWP.
      2. Turn routine support issues into new evergreen content (10–15 pieces of canonical content using Learn, Docs, WordPress.org, etc).
      3. Përkthim lënde të dukshme për përdoruesit, me ndikim të madh, nëpër sajtet Rosetta (15-20 vendore).
      4. organizim veprimtarish WordPress sipas llojit të publikut (10–12 sipas gjuhe, interesi, ose profesioni të përbashkët).
    3. Për Ekosistemin – Dhënie përparësi mjeteve dhe lëndës nëpër ekosistem për krejt përdoruesit.
      1. Nxjerrje në pah e temave dhe shtojcave me blloqe te drejtoritë
      2. Furnizim mjetesh/stërvitjeje për të mësuar se si të ndërtohen skema me blloqe.
      3. Përmirësoni punën e zhvilluesve të blloqeve.
  2. Support open source alternatives for all site-building necessities – Provide access to open source elements needed to get a site up and running.
    1. Për CMS-në
      1. Përditësim i hapave të mirëseardhjes për ta përputhur me standarde modern.
      2. Integrojeni Openverse-in te wp-admin.
      3. Integrim i parashtrimeve te Drejtori Fotosh në wp-admin.
      4. Krijues modelesh
    2. Për Bashkësinë
      1. Ship LearnWP learning opportunities (1 workshop/week, 6 courses/year)
      2. Shtoni numrin e hapësirave <em>social learning</em> (4 të tilla në javë)
      3. Nxitje kontributesh te tema me blloqe (500 tema me blloqe te depoja).
    3. Për Ekosistemin
      1. Përditësoni paraparjen e temave për të mbuluar tema me blloqe.
      2. Përditësoni lëndën & skemën grafike nëpër WP.org.
      3. Përditësoni mjetet Polyglots, që të përmirësoni punën e përkthimit.
      4. Krijoni një sajt komunikimesh me fokus zhvilluesit.
  3. Kujdestarë të Burimit të Hapur: Përdorni metodologjitë e burimit të hapur të WordPress-it që të udhëhiqni dhe ruani sukses afatgjatë të WordPress-it, si dhe të bashkësisë së burimit të hapur në përgjithësi, pjesë e të cilit jemi.
    1. Për të Tërë
      1. Zgjerim i programit 5ftF
      2. Rekrutim udhëheqësish të ardhshëm te bashkësia
      3. Rekrutim udhëheqësish të tanishëm te bashkësia
      4. Kontribute te zhvillimi i projektesh të tjerë Burimi të Hapët (PHP, JS, Matrix, ose të ngjashëm)
      5. Mirëmbajtje Projekti WordPress
      6. Programe ndihmëse
  4. Bonus: Përgatitje për ditëlindjen e 20-të të WordPress-it

Doni të përfshiheni? Hidhuni te Make WordPress! Mundemi përherë të përdorim më tepër persona për të na ndihmuar në përkthim, dizajn, dokumentim, zhvillim dhe marketing të WordPress-it.

Hedhje në qarkullim të planifikuara aktualisht

Ja hedhjet në qarkullim të planifikuara aktualisht, dhe lidhje për te etapat përkatëse të tyre, te ndjekësi ynë i të metave. Çfarëdo datash paraprake janë thjesht për qëllime diskutimi dhe planifikimi, dhe do të fiksohen dora-dorës që i afrohemi hedhjes në qarkullim.

Version Të planifikuara
6.2 (Trac) 2023

Për më tepër të dhëna mbi radhën e hedhjeve në qarkullim të planifikuara, ju lutemi, lexoni postimin te Make WordPress Core rreth kalendari të propozuar hedhjesh në qarkullim për 2022.

Një muaj para një hedhjeje të re në qarkullim, veçoritë e reja ngrijnë dhe vëmendja përqendrohet tërësisht në sigurimin e cilësisë së hedhjes në qarkullim, duke asgjësuar të meta dhe duke profilizuar kodin për çfarëdo problemi funksionimi.

Një përmbledhje të hedhjeve të mëparshme në qarkullim mund ta shihni te faqja e historikut tonë.

Plani afatgjatë

Faza 2 e Gutenberg-ut s’do të përfundojë kur të jetë shkrirë me WordPress-in. Puna për të grumbulluar përshtypjet dhe ripunuar bazuar në nevojat e përdoruesve do të vazhdojë pas hedhjes në qarkullim të WordPress 5.8-s. Për t’jua kujtuar, ka katër faza të përshkruara te projekti Gutenberg:

Katër Fazat e Gutenberg-ut

  1. Përpunim Më i Lehtë — I gatshëm tashmë në WordPress, me përmirësime të vazhdueshme
  2. Përshtatje — përpunim i Plotë Sajti, Rregullsi Blloqesh, Listë Blloqesh, tema të bazuara në Blloqe
  3. Bashkëpunim — Një rrugë më intuitive për krijim lënde në bashkëpunim
  4. Sendërtim për Shumëgjuhësh — Baze për sajte shumëgjuhësh