Etiketë

Te projekti WordPress me burim të hapur, e kemi të qartë që pasuria më e madhe është bashkësia që mbrujmë. Projekti si një i tërë, ndjek këto parime filozofike bazë nga The Cathedral and The Bazaar.

  • Kontributet te projekti WordPress me burim të hapur janë në përfitim të krejt bashkësisë WordPress, jo për biznese apo individë të dhënë. Krejt veprimet e ndërmarra si një kontribues duhet të bëhen me interesin e krejt bashkësisë në mendje.
  • Pjesëmarrja në projektin WordPress me burim të hapët është e hapur për këdo që dëshiron të bëhet pjesë, pavarësisht nga aftësitë, përvoja, gjendja financiare, apo çfarëdo kriteresh të tjera.
  • Projekti WordPress me burim të hapur është një bashkësi e mbajtur në këmbë nga vullnetarët. Madje edhe në raste kur kontribuesit janë të sponsorizuar nga shoqëri, koha e tyre dhurohet në përfitim të krejt bashkësisë së burimit të hapur.
  • Cilido anëtar i bashkësisë mund të dhurojë kohë nga e veta dhe të japë ndihmesë te projekti në çfarëdo forme, përfshi dizajn, programim, dokumentim, ngritje dhe fuqizim bashkësish, etj. Për më tepër të dhëna, shihni te make.wordpress.org.
  • Bashkësia WordPress me burim të hapur e ka për zemër larminë. Ne përpiqemi që të mirëmbajmë një mjedis mikpritës ku cilido të ndihet si në shtëpi, duke e mbajtur komunikimin lar diskriminimit, nxitjes së dhunës, urrejtjes dhe sjelljeve jodashamirëse.

Ka në zhvillim e sipër një projekt për të krijuar një kod sjelljeje me fuqi mbi gjithë projektin, për të garantuar kështu pacenueshmërinë e kontribuesve tanë.

Takimet kryhen te kanali Slack #community-team, dhe protokolli i tyre botohet te blogu Make Community.