Akismet Spam Protection

Përshkrim

Akismet-i i kontrollon komentet dhe parashtrimet te formularët e kontaktit kundrejt bazës sonë globale të të dhënave për mesazhe të padëshiruar që të pengojë botimin prej sajtit tuaj të lënde dashakeqe. Komentet e padëshiruar që kapen në blogun tuaj mund t’i shqyrtoni te skena “Komente” e përgjegjësit.

Te veçoritë e rëndësishme të Akismet-it përfshihen:

  • Kontrollon vetvetiu krejt komentet dhe lë jashtë ata që duken si të padëshiruar.
  • Çdo koment ka një historik gjendjeje, ndaj mund të shihni lehtësisht se cilët komente qenë kapur apo pastruar nga Akismet-i dhe cilët janë shënuar si të padëshiruar, ose si jo të tillë, nga një moderator.
  • URL-të tregohen te lënda e komentit, për të bërë të dukshme lidhje të fshehura ose ngatërruese.
  • Moderatorët mund të shohin numrin e komenteve të miratuara për çdo përdorues.
  • Një veçori spastrimesh, që bllokon pa ngurrim rastet më të këqija të të padëshiruarve, duke ju kursyes hapësirë disku dhe përshpejtuar sajtin.

PS: pasi të aktivizohet, do t’ju kërkohet të merrni një kyç API Akismet.com, që të mund ta përdorni. Kyçet janë falas për blogje personalë; për sajte biznesi dhe komerciale ka pajtime me pagesë.

Instalim

Ngarkoni te blogu juaj shtojcën Akismet, aktivizojeni dhe mandej jepni kyçin tuaj API Akismet.com.

1, 2, 3: Mbaruat!

Shqyrtime

22 Korrik, 2022
Askinet installée sur tous les sites que j'utilise
16 Korrik, 2022
Automatic's automatic bait-n-switcch. Greed. Might be worth it if it, or any Automatic products, worked worth a damn.
29 Qershor, 2022
I think this plugin is a must installed plugin to start your wordpress site. I have use it on my every website.
Lexojini krejt 950 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Akismet Spam Protection” është përkthyer në 72 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Akismet Spam Protection” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

5.0

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 26 korrik 2022

  • U shtua një veçori e re për kapje dërguesish mesazhesh të padëshiruar duke vëzhguar se si ndërveprojnë me faqen.

4.2.5

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 11 korrik 2022

  • U ndreq një e metë që shtonte zëra të panevojshëm historiku komentesh pas rikontrolli komentesh.
  • U shtua një njoftim që shfaqet kur WP-Cron është çaktivizuar dhe kjo mund të prekë kontrollimin sërish për komente.

4.2.4

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 20 maj, 2022

  • U përmirësuan udhëzime përkthimi për historik komentesh.
  • Etiketa “Testuar deri me” u kalua në WP 6.0.

4.2.3

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 25 prill, 2022

  • U përmirësua përputhshmëria me Formularë Fluent
  • U ndreqën përkatësi përkthimi që mungonin
  • U përditësua URl statistikash.
  • U përmirësua përdorimi për persona me aftësi të kufizuara për elementë në faqen e formësimeve.

4.2.2

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 24 janar, 2022

  • U përmirësua përputhshmëria me formularë Formidable Forms
  • U ndreq një e metë që mund të shkaktonte probleme, kur në një faqe shfaqen formularë të shumtë kontakti.
  • U përditësuan veprimet delete_comment dhe deleted_comment për të dhënë dy argumente, në përputhje me bazën e WordPress-it që pas 4.9.0.
  • U shtua filtër që lejon përjashtim llojesh komentesh, kur numërohen komente të miratuara të përdoruesit.

4.2.1

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 1 tetor 2021

  • U ndreq një e metë që shkaktonte dështim të vlerësimit AMP në disa faqe me formularë.

4.2

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 30 shtator, 2021

  • U shtuan lidhje për te hollësi të mëtejshme mbi njoftime përdorimi API.
  • U ul numri i kërkesave ndaj rrjetit të domosdoshme për një faqe komentesh, kur Akismet-i është në punë.
  • U përmirësua përputhshmëria me shtojcat më të njohura për formularë kontaktesh.
  • U përmirësua përdorimi i API-t për qartësi rreth se çfarë përmirësimi është i nevojshëm.

Për zëra më të vjetër regjistri ndryshimesh, ju lutemi, shihni kartelën shtesë changelog.txt të ofruar tok me shtojcën.