Ndihmë:Pyetje e Përgjigje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
FAQ icon.svg

Këtu mund të bëni pyetje ose të kërkoni ndihmë rreth çdo gjëje në Wikipedia. Përpara se të bëni një pyetje, lexoni faqet ndihmëse dhe përgjigjet e mëposhtme. Nëse përgjigja që ju kërkoni nuk gjendet, ndihuni të lirë të pyesni më poshtë.

Këshillë për përdoruesit me përvojë: kini parasysh stampën {{resolved}}.


I don't understand Albanian. Where should I go?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.

Si mund të gjej informacion për një artikull të caktuar?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Te kutia e kërkimit djathtas, në majë, shtyp informacionin që kërkon dhe do të dalin disa artikuj të ndryshëm që e përmbajnë atë informacion.

Si mund të krijoj një artikull të ri?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ju duhet të keni një llogari në Wikipedia për të krijuar një artikull të ri — Mund të regjistroheni këtu. Për të krijuar një artikull të ri ndiq kujdestarin e artikujve.

Kam zbuluar vandalizëm në një artikull. Ç'duhet të bëj?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtyp butonin Redakto dhe riktheje artikullin në gjendjen normale. Nëse nuk mundesh ta rregullosh vetë, li një shënim në faqen e diskutimeve të artikullit. Nëse situata është serioze, konsidero lajmërimin e një administratori nga këtu.

Pse u fshi artikulli im?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mënyra më e mirë për ta mësuar është të kërkoni tek regjistri i grisjeve për arsyet e mundshme (në kutinë e kërkimit shtypni titullin ekzakt të artikullit përfshi shkronjat e mëdha që keni përdorur). Arsyet më të zakonshme janë krijimi i artikujve me qëllim promovues dhe përdorimi i materialeve që nuk i përkasin domenit publik.

Mund të përdor materialet nga Wikipedia në një faqe tjetër interneti apo dokumente të printuara?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Po. Çdo material nga Wikipedia mund të përdoret lirshëm kudo për sa kohë nuk e përvetësoni.

Si të ndryshoj emrin tim të përdoruesit?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të ndërruar emrin e përdoruesit, shikoni Wikipedia:Ndryshimi i nofkës.

Kush i shkruan artikujt e Wikipedia-s?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjithë artikujt në Wikipedia janë përpiluar nga puna vullnetare e njerzve nëpër botë. Nëse ju shtypni butonin Shiko historikun në krye të një artikull, do të shfaqet një listë e të gjithë kontribuesve me datat dhe orët kur kontributi i tyre është bërë. Shikoni Wikipedia:Wikipedianët për më shumë hollësi.

Kam harruar fjalëkalimin tim. Si mund ta rigjej?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me anë të opsionit Kam harruar fjalëkalimin tim në faqen e kyçjes.

Kur do të publikohen redaktimet e mia?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumica e redaktimeve të reja duhet të kontrollohen paraprakisht. Wikipedia shqip fatkeqësisht ka mungesë në vullnetarë kontrollues aktivë dhe kjo bën që procesi të marrë goxha kohë, shpeshherë disa muaj.

Një tabelë më ndalon të publikoj redaktimin tim duke qenë se po përdor fjalë fyese por teksti im nuk përmban fjalë të tilla. Ç'duhet të bëj?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkoni te Zyra e Ankesave dhe lini një shënim në lidhje me problemin tuaj.


Pyetje si te shtoj shfaqjet e fundit? Aktivitetet letrare, librat e botuar dhe filmat?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Pendimi" film televiziv 2021 "Baladë muhaxhire" roman botues BIK- Kosovë 2019, "Vitet e harrimit" roaman Faik Konica 2019 Shfaqjq "Çele gur gojën" sipas Azem Shkrilit. Premiera 29 tetor 2021, repriza Prizren 6 nëntor 2021, Festivali i teatrove në Fier 13 dhjetor 2021

Përshëndetje! Te cili artikull doni t'i shtoni të dhënat më sipër? - Klein Muçi (diskutimet) 5 prill 2022 15:29 (CEST)[reply]

Historiku i krijimit të Wikipedia-s[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

a mund te shtoni nje opsion per historikun e krijimit te wikipedia

Çfarë nënkuptoni ekzaktësisht me "historikun e krijimit të Wikipedia-s"? - Klein Muçi (diskutimet) 7 maj 2022 12:34 (CEST)[reply]