Faqja kryesore
|
Artikulli i javës
Fjala pedagogji rrjedh nga fjala e vjetër e gjuhës greke, παιδαγωγία (paidagōgia) dhe παιδαγωγός (paidagōgos), e cila është një sintezë e fjalëve παῖς (país, dhe παιδός, paidos) "fëmijë" dhe ἄγω (ágō), "udhëheq" apo "drejtoj". Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe fjala "pedagogji" përkufizohet si "shkenca që merret me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve e të të rinjve, me metodat që duhen përdorur për këtë qëllim." Nga fjala pedagogji rrjedh emri pedagog/e, njeriu që merret me punë pedagogjike apo me edukimin e arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve, dhe mbiemri pedagogjik/e, që lidhet me pedagogjinë apo me pedagogun. Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe fjala "pedagog" përkufizohet si "ai që mëson dhe edukon fëmijët e të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji; mësues në një shkollë të lartë; titulli i këtij mësuesi. Pedagog i zoti (i aftë). Pedagog i jashtëm pedagog që jep mësim në një shkollë të lartë pa qenë punonjës i përhershëm i kësaj shkolle. Pedagogu i gjuhës shqipe (i filozofisë, i matematikës). Puna e pedagogut." Giesecke (1981), hulumtimin në arsim dhe edukim ashtu si edhe pedagogjinë, i quan "shkencë aporetike", d.m.th. një ndërdisiplinë ose interdisiplinë (Shih edhe Ndërdisiplinariteti). Ndërkaq në periudha të ndryshme termi "pedagog" ka pasur edhe konotacione negative të lidhura me pedantërin e tepruar e të cilat e kanë zanafillën nga koha e Samuel Pepys (1650).
A e dini se ...
Na vjen me të vërtetë shumë keq, për këtë javë nuk është zgjdhur asnjë kuriozitet! Vullnetarët e Wikipedias në shqip nuk kanë punuar aq sa duhet për të shfaqur në këtë vitrinë Kuriozitetet e javës. Ju mund të shfletoni kuriozitetet e javëve të kaluara. Megjithatë, edhe ti mund të japësh kontributin tënd duke ndihmuar në përmirësimin e cilitdo artikull që dëshiron. Ne të urojmë punë të mbarë!
Kanë ndodhur më 1 shkurt
Fotografia e ditës
Të rejat më të fundit në komunitet
|
Para se të redaktoni...
Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.
Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Kush e shkruan Wikipedian?
Ç'mund të bëj unë?
Keni nevojë për ndihmë? Përpiquni të shfletoni faqet e ndihmës ose bëni pyetjen tuaj në Kuvendin e Wikipedias. Shumë shpejt një përdorues aktiv do t'iu ndihmojë. Dëshironi të provoni? Bëni prova tek livadhi ose lexoni se si redaktohet një faqe. Dëshironi të bëni një donacion? Wikipedia është plotësisht e lirë, pa reklama, falë donacioneve të përdoruesve. Ndihmoni që Wikipedia të mbetet e lirë, bëni një donacion. Bashkëpunimi i javës
Bashkëpunimi i javës është një projekt që ka si synim rritjen e numrit të artikujve cilësorë në Wikipedia. Çdo javë listohen disa artikuj për tu krijuar. Nëse keni interes për këto artikuj, hidhuni një sy. Më pas vendosni nëse dëshironi të krijoni apo redaktoni ndonjë prej tyre. Projektet motra
|
Wikipedia nuk garanton saktësinë e përmbajtjes! Projekti organizohet nga Fondacioni Wikimedia, i cili nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim në përmbajtjen e këtyre artikujve. Çdo kontribues është përgjegjës për shkrimet e tij. |