Faqja kryesore
|
Artikulli i javës
Rita Sahatçiu Ora (26 nëntor 1990) është një këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me këngën "Hot Right Now" në bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila u rendit e para në Mbretërinë e Bashkuar. Ora ka lindur në Prishtinë, në Provincën Jugosllave e Kosovës (Kosova e sotme), nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera (e lindur Vera Bajraktari), është psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është ekonomist e pronar kafeneje. Ora ka një vëlla më të vogël, Don, dhe një motër më të madhe, Elena, e cila është gjithashtu pjesë e ekipit të saj të menaxhimit. Ajo ka lindur si Rita Sahatçiu, mbiemri rrjedh nga fjala turke saatçi që do të thotë "orëndreqës", por prindërit e saj më vonë e shtuan Ora (do të thotë "koha" në gjuhën shqipe) në mënyrë që të mund të shqiptohet lehtë. Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë, që filloi me shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ishte një vjeçe. Ajo u rrit pranë rrugës "Portobello" në Londrën Veriore dhe mori pjesë në St. Cuthbert në shkollën fillore "St Matthias" në Earls Court.
A e dini se ...
Na vjen me të vërtetë shumë keq, për këtë javë nuk është zgjdhur asnjë kuriozitet! Vullnetarët e Wikipedias në shqip nuk kanë punuar aq sa duhet për të shfaqur në këtë vitrinë Kuriozitetet e javës. Ju mund të shfletoni kuriozitetet e javëve të kaluara. Megjithatë, edhe ti mund të japësh kontributin tënd duke ndihmuar në përmirësimin e cilitdo artikull që dëshiron. Ne të urojmë punë të mbarë!
Kanë ndodhur më 23 janar
Fotografia e ditës
Të rejat më të fundit në komunitet
|
Para se të redaktoni...
Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.
Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Kush e shkruan Wikipedian?
Ç'mund të bëj unë?
Keni nevojë për ndihmë? Përpiquni të shfletoni faqet e ndihmës ose bëni pyetjen tuaj në Kuvendin e Wikipedias. Shumë shpejt një përdorues aktiv do t'iu ndihmojë. Dëshironi të provoni? Bëni prova tek livadhi ose lexoni se si redaktohet një faqe. Dëshironi të bëni një donacion? Wikipedia është plotësisht e lirë, pa reklama, falë donacioneve të përdoruesve. Ndihmoni që Wikipedia të mbetet e lirë, bëni një donacion. Bashkëpunimi i javës
Bashkëpunimi i javës është një projekt që ka si synim rritjen e numrit të artikujve cilësorë në Wikipedia. Çdo javë listohen disa artikuj për tu krijuar. Nëse keni interes për këto artikuj, hidhuni një sy. Më pas vendosni nëse dëshironi të krijoni apo redaktoni ndonjë prej tyre. Projektet motra
|
Wikipedia nuk garanton saktësinë e përmbajtjes! Projekti organizohet nga Fondacioni Wikimedia, i cili nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim në përmbajtjen e këtyre artikujve. Çdo kontribues është përgjegjës për shkrimet e tij. |