Poezi nga Ezra Pound

17 September, 2010

 
Ezra Pound
 
O brez tërësisht i vetëkënaqur
              dhe krejt i pa-rehatshëm!
Kam parë pikniqe peshkatarësh në diell
I kam parë me familje të ç’rregullta
Degjova shakatë e pahijshme
               dhe pash qeshjet e tyre dhëmbëplota.
Dhe jam më i lumtur se ju
Dhe ata qenë më të lumtur se unë:
Dhe peshqit notojnë në liqen
         e as rroba s’kanë me vete
 
 
Modele
 
Erinna është një nënë model,
Të bijtë s’ia kanë mësuar kurrë kurvëritë,
Edhe Lalage si nënë është ideale,
Fëmijët i ka të dhjamur e të lumtur.
 
Pasanikut Dives
 
E kush jam unë të të dënoj, o Dives,
Unë, që jam po aq i hidhëruar
Nga varfëria ime,
Sa ti nga pasuritë e kota?
 
(shkëputur nga antologjia e  poetëve amerikanë)