{

29 October, 2008

scannedimage.jpg

29 October, 2008

698756.jpg

Veshur me diell …

23 October, 2008

superstock_1557r-297682.jpg

 Ajo pret…
e kurmtë,
pas qelqit të dritares…
pret… të vishet me diell të bardhë…
 
Perdet transparente,
nën valsin nazik, të puhizës mendjelehtë,
i lëmojnë butësisht, shpinën e zbuluar…
 
ndërsa qelqi i veshur i dritares, kriset nga padurimi i përqafimit…
e ëndrat e qumështa,
ngërthyer pas ujvarës së heshtur, të flokëve,
i rrëshkasin, të rruazta, nëpër lëkurë…
 
Ajo pret…
e bulztë,
njeriun, të cilit i konturoi buzët,
i hijëzoi mollëzat,
e i ndërtoi buzëqeshjen…
 
njeriun, të cilit i stiloi modelin e flokëve,
e ngjyrën, ia kombinoi me xhaketën e vjeshtës…
 
Ajo pret…
nuk lodhet së prituri,
njeriun që nuk di, se në cilën nga jetët e saj, ekziston…
 
Por pret… vetëm pret…
e kurmtë,
e bulztë,
e frymtë,
pas qelqit të krisur, të dritares,
mbështjellë në çarçafin e ëndrave…
 
…pret… të vishet me diell të bardhë…
 

@Arlinda.G

 

Fjala e lirë

20 October, 2008

210dq1d1.jpg

Perënditë më dëbuan nga parajsa,
por ato, s’munguan të më përplasin në fytyrë,
edhe portën e rëndë, të ferrit…

kurse në purgator,
rezervimet “me pamje nga deti”,
ishin mbyllur qyshkur…

Por, u treguan të gatshme, perënditë e mia,
të më tërhiqnin zvarrë, me një zell të ethshëm,
e të më lëshonin dihatur,
në skenën e një amfiteatri të madh,
i cili, më shumë se me një amfiteatër,
më ngjau me një arenë gladiatorësh,
në shekuj konfuzë,
kapërthyer, count- down, pas njëri- tjetrit…

U tërhoqën në shkallë, si spektatore të zakonshme,
pasi më parë,
më lidhën; këmbë e duar,
sy e gojë…

E ndërsa u rehatuan, duke përtypur qetë-qetë, popcorn-ët,
më bënë shenjë të filloja…

…të thosha, fjalën time, të lirë…

© Arlinda G.

Si fluturat e natës…

10 October, 2008

butterflynight.jpg

Si shpirt endacak,
do përvidhem rrugëve të mugëta, të qytetit tënd…
 
Do t’i përplasem drites së neonëve,
e verbët,
si fluturat e natës…
 
pastaj, si në një pikturë abstrakte,
krahët do më thërmohen në njëmijë nyjëza, e kombinacione,
mbi asfaltin ku ke shkelur ti…  
 
Do mbështetem bordurave të brymëzuara,
ku kane çikur pëllëmbët e ngrohta, të duarve të tua…
e do dihas, e avullt, në ajrin tënd,
duke fërgëlluar, drojtur, mbi tavolinën e barit të preferuar…
 
atje ku, ti, do jesh duke u kotur, e stërbetuar vetes që më ke harruar,
mbi nje gotëz whiskey
 
Do mblidhem kruspull, e mardhur,
ulur në pragun e shtëpisë tënde,
kur ti, një çast, do ndalosh këmbët, të kërkosh çelësat në xhepat e ngrohtë,
e do hedhësh mëdyshas, një vështrim të fikur, në eter,
njëlloj si të kesh parë një hije…
 
Pastaj do tundësh kokën, i dorëzuar,
do futesh brenda duke u lëkundur,
e do mbyllësh portën… ngadalë…
 
E unë,
e verbët,
si fluturat e natës,
dënesur,
do t’i mbështillem hënës…
 
@Arlinda G.
 

Muratori

5 October, 2008

Me sa mundim e kishte gjetur atë punë.
Në takimin e parë, sipërmarrësit të punimeve i kishin ngelur sytë mëdyshas te duart e tij. Dukej qartë që nuk ia kishin mbushur syrin gishtat e hollë si prej pianisti. I ishte dukur pakëz si tepër sqimëtar për të bërë muratorin.

E me gjithë dyshimet, më në fund sipërmarrësi e kishte marrë në punë, por nuk haronte ta survejonte kujdesshëm, përgjatë gjithë orarit të punës.

Ai vuri një cigare në rrëzën e veshit dhe pa fytyrën e tij të pasqyruar në xhamin e errët të një makine luksoze që i kaloi afër.
Mjekra i ishte rritur dukshëm, gjithashtu edhe flokët i kishin mbrritur rrrëzë qafës.
Kishte kohë që e kishte lënë pas dore estetikën.
Iu duk e largët ajo kohë ( në të vërtetë kishte qenë vetëm disa muaj më parë ), kur çdo mëngjes përpara se të nisej për në punë, ai zgjidhte me merak nuancën e kollares që do vinte me kostumin e ditës.
Tashmë edhe duart e tij e kishin humbur lëmimin e butë; dy kallo të vegjël kishin zënë vend në rrëzë të pëllëmbës së dorës së tij… edhe thonjtë i ishin ngrënë, e nxirë nga brenda.Rrobat e kishin humbur shkëlqimin edhe pse ai, nuk haronte t’i hekuroste me kujdes.

– Tani më dukesh një murator i vërtetë – i tha, pa dhimbje, fytyrës së tij të hequr, e cila e shihte menduar që nga xhami cilësor i makines që shndriste prej pastërtisë. Shpirti tashmë i ishte zhveshur ndaj çdo lloj emocioni.
Shpirti i tij, tashmë ishte pagëzuar me emërtimin aq domethënës ; ekstrakomunitar.
Shpirtit të ekstrakomunitarit nuk i lejohej sqima. Këtë e kërkonin dukshëm prej tij eprorët.
Ata seç kishin një ndjenjë bezdie nëse ai në orën e pushimit, niste t’u tregonte rreth profesionit për të cilin ishte diplomuar.Ndëronin menjëherë argument ose i jepnin ndonjë punë ekstra.
Këtë gjë e bënin edhe kur qëllonin në praninë ndonjë femre të hijshme. Në prezencë të saj dhe njëkohesisht të ekstrakomunitarit, bëheshin menjëherë grindavecë e cinikë, sidomos kur nuhasnin interesimin e saj për të (ndonjëherë ishte edhe habi e tipit’ ; « e pabesueshme… si është e mundur që jeni ekstrakomunitar ? ).
Natyrisht cinizmi i tyre ishte i paketuar me një mbështjellëse kortezie përsipër.
– Duhet të mësohesh me të gjitha – i thoshte shpesh  vetes ai, – tek e fundit, nuk je asgjë tjetër, veçse një ekstrakomunitar i paligjshëm.
Projektuesi i ndërtesës po tregonte me gisht, i dëshpëruar, njërin cep të saj, ndërsa i bërtiste me zë të lartë sipërmarrësit. Ky i fundit rrinte si pulë e lagur.
Cepi i ndërteses kishte diçka që nuk shkonte, sepse projektuesi nuk kishte lënë gje pa i thënë sipërmarrësit.
Në të vërtetë, ekstrakomunitari e kishte konstatuar me kohë këtë gjë, madje ne pushimin e drekës, ai druajtur kishte nisur t’i shpjegonte sipërmarrësit se çfarë nuk shkonte në projektin e ndërtesës, por kishte marrë një përgjigje të vrazhdë nga sipërmarrësi, përgjigje e llojit ; ” eh bela… po na japin mend dhe ekstrakomunitarët tani…”
Për një çast të vetëm ai kishte haruar se, njëlloj si kallot në pëllembën e dorës… edhe mendtë e tij ishin ekstrakomunitarë

Ai uli kokën.
Gjithë puna e tij, ishte ndërtimi një muri, të ulët, modest, përreth ndërtesës.

Ndërtimi i një muri të tillë nuk kërkonte ndonjë mjeshtëri të madhe, kushdo mund ta ndërtonte.
– Metamorfozë interesante – mërmëriti me vete, tek hiqte nga veshi cigaren.
E ndezi dhe e thithi me të gjithë mushkeritë.

Në Shqipëri, kishte punuar arkitekt për pesëmbëdhjetë vjet.

©Arlinda G.

Tango

5 October, 2008

[kml_flashembed movie="http://www.youtube.com/v/dBHhSVJ_S6A" width="425" height="350" wmode="transparent" /]

Heart String

2 October, 2008

[kml_flashembed movie="http://www.youtube.com/v/BAo8ukIkxns" width="425" height="350" wmode="transparent" /]