Përshkrim
Përdorni ndarjen “Mundësi Dyfaktorëshi” nën “Përdorues” “Profili Juaj” që të aktivizoni dhe formësoni një ose disa furnizues mirëfilltësimi dyfaktorësh për llogarinë tuaj:
- Kode email
- Fjalëkalime Njëpërdorimsh Bazuar Në Kohë (TOTP)
- FIDO Universal 2nd Factor (U2F)
- Kode Kopjeruajtjesh
- Metodë Dummy (vetëm për qëllime testimi)
Për më tepër historik, shihni këtë postim.
Veprime & Filtra
Ja një listë hook-ësh veprimesh dhe filtrash të furnizuar nga shtojca:
- Filtri
two_factor_providers
anashkalon furnizuesit e gatshëm të mirëfilltësimeve dyfaktorësh, të tillë si email dhe fjalëkalime një-herësh me bazë kohën. Vlera matrice janë emra klasash PHP furnizuesish mirëfilltësimi dyfaktorësh. - Filtri
two_factor_enabled_providers_for_user
anashkalon listën e furnizuesve të mirëfilltësimit dyfaktorësh aktivizuar për një përdorues. Argumenti i parë është një matricë me emra klasash furnizuesish të aktivizuar, si vlera, argumenti i dytë është ID-ja e përdoruesit. - Veprimi
two_factor_user_authenticated
që merr objektinWP_User
e përdoruesit të futur, si argument të parë për përcaktimin e përdoruesit të futur drejt e pas procesit të mirëfilltësimit. - Filtri
two_factor_token_ttl
anashkalon intervalin kohor në sekonda që një token email-i merret parasysh, pas prodhimit. Si argument të parë pranon kohën në sekonda, dhe ID-në e objektitWP_User
për të cilin po bëhet mirëfilltësimi.
Përfshihuni
Zhvillimi kryhet në GitHub. Ejani te kanali #core-passwords
on WordPress Slack (regjistrohuni këtu).
Ja se si t’ia filloni:
$ git clone https://github.com/wordpress/two-factor.git
$ npm install
Mandej bëni një pull request me ndryshimet që këshilloni.
Foto ekrani
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“Dyfaktorësh” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues“Dyfaktorësh” është përkthyer në 27 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Përkthejeni “Dyfaktorësh” në gjuhën tuaj.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.