Polonia
Koordinatat: 52°V 20°L / 52°V 20°L
| |||||
Vendndodhja e Polonisë (e gjelbër e errët)
–
në Europë
(
e gjelbër & gri e errët)
| |||||
Himni Kombëtar | Mazurek Dąbrowskiego (Polonia nuk ka humbur) | ||||
Kryeqyteti | Varshava | ||||
Gjuha zyrtare | Polonisht | ||||
Anëtarësimi në OKB | 24 tetor 1945 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Parlamentare | ||||
President | Andrzej Duda | ||||
Kryeministër | Beata Szydło | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë |
Vëndi i 71-të 312.679 km² 3,07 | ||||
Popullsia (2014) – totale – dendësia |
Vëndi i 34-të 38.483.957 banorë 123 banorë/km² | ||||
PBB (2015) PBB për banor |
481,235 miliard dollarë 12.662 dollarë | ||||
Monedha | Złoty (PLN) | ||||
Zona kohore – zakonisht – në verë |
UTC+1 UTC+2 | ||||
Prefiksi telefonik | +48 | ||||
Kodi i internetit | .pl | ||||
Kodi ISO 3166-1 | PL |
Polonia (polonisht: Polska), zyrtarisht Republika e Polonisë (polonisht: Rzeczpospolita Polska), është një vend në Evropën Qëndrore. Ajo kufizohet nga Gjermania në perëndim, Çekia dhe Sllovakia në jug, Ukraina dhe Bjellorusia në lindje dhe Deti Baltik, Provinca e Kaliningradit (një eksklave ruse) dhe Lituania në veri. Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312.679 kilometra katrorë, duke e renditur atë vendin e 71-të më të madh në botë dhe të 9-të në Europë. Me një popullsi prej mbi 38.500.000 banorë, Polonia është vendi i 34 më i populluar në botë. Polonia është një shtet unitar i ndarë në 16 njësi administrative.
Polonia si me elemente shtetërore është krijuar që para 1.000 viteve, nga dinastia e Pia-së, ashtu që të arrijë vitet e arta (kulminacionin) në fund të shekullit XVI nën udhëheqjen e dinastisë së Jagilonian-it, kur Polonia ishte një ndër vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluarat në Evropë.
Vendi i "Solidarność"-it, Republika e III-të Polake e thirrur në jetë në vitin 1997 ka hyrë në Paktin e Aleancës Veriore (NATO) në vitin 1999 dhe i është bashkangjitur Bashkësis.
- 1691 - Ushtria e mbretit Jan Sobieski mposhtë ushtrinë turke në Vienë.
- 1772, 1793, 1795 - Rusia, Austria dhe Gjermania bëjnë ndarjen e Polnisë në mes tyre.
- 1918 - shpallja e pavarsisë së Polonisë.
- 1939-45 - Gjermania fashiste pushton Poloninë.
- 1945-89 - Instalimi i Qeveris Komuniste nga Moska.
- 1989 - Rilindja e kapitalizmit në Poloni.
- 1990 - Lech Wałęsa zgjedhet kryetar.
Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Kryetar: Andrzej Duda (pas 2015);
- Kryeministër: Mateusz Morawiecki (pas 2017);
- Qeveri: 18 ministra;
- Kuvend: Sejm (460 anëtarë) dhe Senat (100 anëtarë).
Njësitë territoriale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Polonia ka 16 njësi territoriale të nivelit të lartë të quajtura vojvoxhva (pol. Województwa) të cilat ndahen në njësi të nivelit të mesme të quajtura povjat (org.:powiaty, njëjës: powiat) dhe që ndahen më tutje në njësi të niveli të ulët të quajtura gmina (org.: gminy, njëjës: gmina). Me date 10 prill 2010 humbi jeten presidenti polak Lech Kaczynski. Ai ishte duke udhëtuar për në Rusi për t'i bërë homazhe rreth 25 mijë personave te vrarë nga Stalini. Avioni i tij u rrëzua afër aeroportin të Smolensk në perëndim te Rusisë.
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312,685 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 00 V, 20 00 L dhe 304,465 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 8,220 km² ujë.
Vija bregdetare e Polonisë është 491 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,788 km i gjatë.
Klima e Polonisë është klimë e ndryshueshme kryesisht e freskët me verë të lagshtë e dimër mesatar.
Pjesa më e madhe e relievit të Polonisë është terren i rrafshnaltave, kufiri në jugë përshkohet nga malet. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Elb në vendin e quajtur Raçki (-2m; pol.: Raczki Elbląskie) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Rysy.
Lumi më i gjatë në Poloni është lumi Visila (pol.: Wisła) me një gjatësi prej 1047 km.
Liqeni me sipërfaqe më të madhe në Poloni është liqeni Shniarvu (pol.: Śniardwy) me një sipërfaqe prej 113,8 km².
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Letërsia polake
- Muzika polake
- Art polake
- Teatër polake
- Kinematografia polake
- Gazetët polake
- Televizion dhe Radio polake
- Sport polak
Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Për më shumë shih në projektin si motër "Commons".
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Qeveria :
- Kryetari :Prezydent
- Parlamenti :Senat
- Ministritë: KPRM
- Sąd Najwyższy - Official site of the Supreme Court
- Trybunał Konstytucyjny - Official site of the Constitutional Tribunal
- Constitution of Poland
- The Official Poland's portal
- Polonia Hotels [lidhje e vdekur]
- Tourist information portal
- Sejm - Official site of the Sejm
- Accommodation in Poland
- Polonia - Polish Social Network for poles abroad
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
|
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Polonisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |