Domosdoshmëri

Për të xhiruar WordPress-in këshillojmë që streha juaj të mbulojë:

  • PHP version 7.3 ose më të ri.
  • MySQL version 5.6 ose më të ri OSE MariaDB version 10.1 ose më të ri.
  • Mbulim HTTPS-je

Kaq. Këshillojmë Apache ose Nginx si shërbyesit më të fortë dhe më të aftë për xhirim të WordPress-it, por çfarëdo shërbyesi që mbulon PHP-në dhe MySQL-në do të bënte punë. Por s’mund të testojmë çdo mjedis të mundshëm dhe secili prej strehuesve në faqen tonë të strehimit mbulon pa probleme sa më sipër dhe më tepër.

Shënim: Nëse gjendeni nën një mjedis të vjetër, kur keni vetëm versioni të vjetër të PHP-së ose MySQL-së, WordPress-i funksionon edhe me PHP 5.6.20+ dhe MySQL 5.0+ , por këto versione kanë mbërritur në Fundin zyrtar të Jetës dhe ndaj mund të ekspozojnë sajtin tuaj kundrejt cenimesh sigurie.

Kërkojeni

Ja një letër që mund t’i dërgoni strehuesit tuaj; kopjojeni dhe përdoreni!

Më intereson xhirimi i softwar-it WordPress me burim të hapur <https://wordpress.org/> web dhe po vras mendjen nëse llogaria ime mbulon sa vijon:

  • PHP 7.3 ose më sipër
  • MySQL 5.6 ose më të ri OSE MariaDB 10.1 ose më të ri
  • Nginx ose Apache me modulin mod_rewrite
  • Mbulim i HTTPS-së

Faleminderit!

Jo e domosdoshme, por e këshilluar për siguri më të mirë

Strehimi është më i sigurt kur aplikacione PHP, si WordPress-i, xhirohen duke përdorur emër përdoruesi të llogarisë tuaj, në vend se emër përdoruesi parazgjedhje të shërbyesit. Pyeteni strehuesin tuaj potencial rreth hapash që ndërmarrin për të garantuar sigurinë e llogarisë tuaj.