Përshkrim
Contact Form 7 mund të administrojë shumë formularë kontaktesh, dhe mund ta përshtatni lehtë formularin dhe lëndën e email-eve përmes elementësh të thjeshtë markup. Formulari mbulon mekanizma parashtrimi me bazë Ajax, CAPTCHA, filtrime Akismet, etj.
Dokumentim & Asistencë
Te contactform7.com mund të gjeni dokumentim, FAQ dhe të dhëna më të hollësishme mbi Contact Form 7 . Nëse nuk qetë në gjendje të gjeni te FAQ përgjigjen për pyetjen tuaj, ose në çfarëdo pjese të dokumentimit, do të duhej të kontrollonit te forumi i asistencës në WordPress.org. Nëse s’gjeni ndonjë temë të lidhur me problemin tuaj, hapni për të një temë të re.
Contact Form 7 Ka Nevojë Për Përkrahjen Tuaj
Është e vështirë të vazhdohet zhvillimi dhe të ofrohet asistencë për këtë shtojcë të lirë pa ndihmesën nga përdorues si ju. Nëse ju pëlqen ta përdorni Contact Form 7 dhe ju duket e dobishme, ju lutemi, shihni mundësinë e bërjes së një dhurimi. Dhurimi juaj do të ndihmojë të nxitet dhe mbështetet zhvillimi i vazhdueshëm i shtojcës dhe ofrimi i asistencës më të mirë për përdoruesit.
Shënime Privatësie
Nën formësimin parazgjedhje, kjo shtojcë, në vetvete, nuk:
- gjurmon fshehtas përdoruesit;
- shkruan ndonjë të dhënë personale te baza e të dhënave;
- dërgon ndonjë të dhënë në shërbyes të jashtëm;
- përdor cookies.
Nëse aktivizoni disa veçori në këtë shtojcë, të dhëna personale të parashtruesit të formularit të kontaktit, përfshi adresa IP të tyre, mund të përfundojnë te furnizuesi i shërbimeve. Ndaj, këshillohet ripohimi i rregullave të privatësisë së furnizuesit. Në këto veçori përfshihen:
- reCAPTCHA (Google)
- Akismet (Automattic)
- Constant Contact (Endurance International Group)
Shtojca të Këshilluara
Shtojcat vijuese janë të këshilluara për përdorues të Contact Form 7:
- Flamingo nga Takayuki Miyoshi – Me Flamingo-n, mund t’i ruani në një bazë të dhënash mesazhet e parashtruar përmes formularësh kontakti.
- Bogo nga Takayuki Miyoshi – Bogo është një shtojcë shumëgjuhëshe që nuk shkakton kokëçarje.
Përkthime
Mundeni ta përktheni Contact Form 7 te translate.wordpress.org.
Foto ekrani
Instalim
- Ngarkojeni krejt dosjen
contact-form-7
te drejtoria/wp-content/plugins/
. - Aktivizojeni shtojcën përmes menusë ‘Shtojca’ te WordPress-i.
Menunë ‘Kontakte’ do ta gjeni te paneli juaj i përgjegjësit në WordPress.
Për përdorim elementar, mund t’i hidhni një sy edhe sajtit të shtojcës.
FAQ
Keni pyetje apo probleme me Contact Form 7? Përdorni sipas rastit këto kanale asistence.
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“Contact Form 7” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues“Contact Form 7” është përkthyer në 59 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Përkthejeni “Contact Form 7” në gjuhën tuaj.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.
Shënime ndryshimesh
Për më tepër të dhëna, shihni Hedhje në qarkullim.
5.1.6
- CSS: heqje një rregulli stili prej fletëstili, i cili ishte i panevojshëm dhe përplasej me rregulla të temës “Twenty Twenty”.
- API REST: marrje e ID-së së formularit të kontaktit shprehimisht nga parametra të rrugës.
5.1.5
- Vlerësues Formësimi: Element i ri testimi për gabimin unavailable_html_elements.
- Vlerësues Formësimi: Element i ri testimi për gabimin attachments_overweight.
5.1.4
- reCAPTCHA: sjell për herë të parë konstantet WPCF7_RECAPTCHA_SITEKEY dhe WPCF7_RECAPTCHA_SECRET.
- reCAPTCHA: Sjell për herë të parë hook-e filtrash wpcf7_recaptcha_sitekey dhe wpcf7_recaptcha_secret.
- Shton parametrin $status te filtri wpcf7_form_response_output.
- Krijon një nonce vetëm kur parashtruesi është një përdorues që ka bërë hyrjen.
- Sjell për herë të parë WPCF7_ContactForm::unit_tag(), një metodë publike që përgjigjet me një etiketë njësie.
- reCAPTCHA: jep një mesazh të ndryshëm regjistrimi mesazhi të padëshiruar për raste kur token-i i përgjigjes është i zbrazët.
- Kutizë Pranimi: mbulon mundësinë label_first në një form-tag pranimi.
5.1.3
- Ndreq një të metë e cila bënte të pamundur të shpërzgjidhej një mundësi te paneli i skedës Postë.
5.1.2
- Constant Contact: Sjell përzgjedhësin e listës së kontakteve.
- Constant Contact: Sjell rregullimin shtesë constant_contact.
- reCAPTCHA: Sjell hoook-e filtrash wpcf7_recaptcha_actions dhe wpcf7_recaptcha_threshold.
5.1.1
- reCAPTCHA: Modifikon reagimin ndaj token-ësh të zbrazët përgjigjeje.
5.1
- Sjell për herë të parë modulin e integrimit Constant Contact.
- U përditësua moduli reCAPTCHA për të mbuluar reCAPTCHA v3.
- Shton rregulla për stilin Dark Mode.
5.0.5
- Ndreq problemin e paqëndrueshmërisë mes between get_data_option() dhe get_default_option() te klasa WPCF7_FormTag.
- Ndalon ngjarje gabimesh PHP gjatë thirrjesh unlink().
- Sjell për herë të parë wpcf7_is_file_path_in_content_dir() për mbulim të përdorimit të konstantes UPLOADS.
5.0.4
- Specifikon shprehimisht argumentin capability_type te thirrje register_post_type() për të ndrequr problemin e përshkallëzimit të privilegjeve.
- Bashkëngjitje Kartelash Vendore – çaktivizon specifikimin e shtigjeve absolute për te kartela, për shtigje që shpien te kartela jashtë drejtorisë wp-content.
- Config Validator – shton një zë testi për të zbuluar rregullime të pavlefshme për bashkëngjitje kartelash.
- Ndreq një të metë te funksioni fallback JavaScript për shfletues të dikurshëm që nuk mbulojnë atribut vendmbajtësesh HTML5.
- Kutizë Pranimesh – heq veçorinë do-not-store e form-tag.
5.0.3
- CSS: Aplikim stili “not-allowed” kursori te butona parashtrimesh në gjendjen “i çaktivizuar”.
- Kutizë Pranimesh: Riformulon UI-në për tag-generator për të nxitur përdorimin e mundësive më të mira kur vjen puna për mbrojtje të dhënash personale.
- Sjell për herë të parë funksionin wpcf7_anonymize_ip_addr().
- Sjell për herë të parë mundësinë consent_for:storage për krejt llojet form-tags.
5.0.2
- U shtua ndarja Shënime Privatësie te kartela readme.txt.
- U përditësua lënda e kuadratit Të dhëna.
- Përdorim i get_user_locale() në vend se të get_locale(), kurdo që kjo është më e përshtatshme.
- Kutizë Pranimesh: Rikthim gjendjeje të çaktivizuar për butona parashtrimesh pas një parashtrimi të suksesshëm.
5.0.1
- U ndreqën përdorime të pasakta të _().
- Vleftësim formësimi: U ndreq numërim i pasaktë i sinjalizimeve te paneli Rregullime Shtesë.
- Vleftësim formësimi: U ndreq trajtim i papërshtatshëm për etiketën speciale [_site_admin_email] te fusha Nga e email-eve.
- Kutizë pranimesh: Atribute klase dhe ID të dhëna aplikoheshin te element i gabuar HTML.
- Vleftësim formësimi: Kur ka një fushë shtesë email-i, fjala vjen Cc ose Reply-To, por për të ka ndoshta vlerë të zbrazët, do të jepet gabimi “U përdor sintaksë e pavlefshme kutie postare”.
- Specifikim shprehimisht i parametrit të katërt të add_action(), për shmangie dhëniesh vlera të papritura parametrit.
- Kontrollo nëse drejtoria është e zbrazët, përpara heqjes së saj.
5.0
- Rregullime shtesë: U hoqën on_sent_ok dhe on_submit.
- Rregullim i ri shtesë: skip_mail
- Flamingo: Titulli i kanalit të mesazheve ardhës ndryshon në përputhje me ndryshime të titullit të formularit përkatës të kontakteve.
- Akte DOM: Bërja e një objekti të tërë përgjigjeje API të përdorshëm përmes vetisë event.detail.apiResponse.
- Postë HTML: Shtohen atribute gjuhe te kryet HTML.
- Ngarkim kartelash: Cakton atribut pranimi te një fushë ngarkimesh.
- Sillet për herë të parë klasa WPCF7_MailTag.
- Lejohet ndërprerja e përpjekjes për dërgim poste duke përdorur grremç veprimesh wpcf7_before_send_mail. Gjithashtu, përmes grremçit të veprimeve mund të caktoni një gjendje vetjake dhe një mesazh.
- Kutizë pranimesh: Lejohet specifikimi i një deklarimi kushtesh te pjesa e lëndës së etiketave të formularëve.
- Kutizë pranimesh: Mbulon mundësinë opsionale.
- Etiketa të reja speciale poste: [_site_title], [_site_description], [_site_url], [_site_admin_email], [_invalid_fields], [_user_login], [_user_email], [_user_url], [_user_first_name], [_user_last_name], [_user_nickname], dhe [_user_display_name]
- Grremça të rinj filtrash: wpcf7_upload_file_name, wpcf7_autop_or_not, wpcf7_posted_data_{$type}, dhe wpcf7_mail_tag_replaced_{$type}
- Veçori e re etiketash formulari: zero-controls-container dhe not-for-mail