Feeds:
Posts
Comments

Huqi i pedantit

Gjatë një shkëmbimi – në Facebook – për librin shqip, një koleg ndërhyri për të qortuar shprehjen “kë libër (do të merrnit me vete në plazh)” që kish përdorur tjetri, duke shpjeguar se forma e duhur ishte CILIN LIBËR, dhe pastaj e rëndoi edhe më dozën duke i thënë “fajtorit” se “asht e kotë kjo varavinga letrare kur S’DINI SHQIP”. Në fakt jo. Forma KË LIBËR është po aq “shqip” sa edhe CILIN LIBËR; por i përket një regjistri tjetër të ligjërimit, ku norma gramatikore zbatohet më e çlirët (në këtë kontekst, Ç’LIBËR do të ishte stilistikisht neutrale). Continue Reading »

Advertisements

Cili Lek?

Nga e ka prejardhjen emri i valutës zyrtare të Shqipërisë, lek?

E krijuar në vitin 1925, kjo valutë u quajt lek në referim dhe nderim ndaj Lekës së Madh (Aleksandrit të Madh), të cilin e kishin përfshirë ndërkohë si shenjt në Kalendarin e Kombit, duke e nxjerrë me origjinë ilire (ose epirote).

Në fakt, monedha prej 1 lek e vitit 1926 kishte portretin e Lekës në barelief në njërën faqe, ndërsa në faqen tjetër imazhin e tij në kalë.

Albania_1_lek_1926 (1)

Continue Reading »

Sanatorium

Kur kujton a dëgjon fjalën sanatorium, të shkon mendja te ca skena romanesh të fillimshekullit XX, idealisht të Thomas Mann-it; ku njerëz të ndjeshëm me gjoksin të zgavruar nga tuberkulozi kalonin muaj të ngeshëm në shoqëri të vdekjes së shoku-shokut, të rrethuar nga peizazhi mahnitës, por indiferent.

Sanatoriumet sot i përkasin historisë, të nxjerra jashtë loje nga antibiotikët, së bashku me letërsinë tuberkulare, trishtimin dhe konsumin e përvëluar të trupit dhe të shpirtit. E megjithatë, unë gjithnjë e mbaj mend atë të Tiranës, që priste të sëmurë deri vonë; në mes të kodrave të kurorës së Tiranës, i rrethuar edhe ai, në mënyrën e vet, nga peizazhi mahnitës, por indiferent.

p030_1_02Në sanatorium të sëmurët shkonin për t’u shëndoshur, në të gjitha kuptimet e fjalës – sepse tuberkulozi të gërryente nga brenda. Vetë emri ishte formim i vonë nga latinishtja sanare, ose në thelb nga e njëjta rrënjë që jep proverbën mens sana in corpore sano, “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”; ku mbiemri i shëndoshë ka kuptimin edhe “i shëndetshëm” edhe “i ngjallur, i bëshëm, i trashë nga trupi.”

Continue Reading »

Bukë peshku

trubi_91Polistirenit – atij materiali plastik të lehtë si pupël, që e përdorin për të ambalazhuar pajisjet elektroshtëpiake dhe elektronike – dhe që në anglishte njihet edhe si styrofoam, në shqipen bisedore i kanë pasë thënë, dhe ndoshta i thonë akoma, bukë peshku.

Emërtim i çuditshëm ky yni, për një material që nuk duket të ketë lidhje me peshqit; edhe pse e ka një farë ngjashmërie me bukën, për nga konsistenca dhe ngaqë mund të shkërmoqet në thërrime.

Një shpjegim fare spekulativ do të ishte që blloqet e polistirenit i gjeje ndonjëherë buzë detit, në plazhin e Durrësit, së bashku me lloje të tjera plastike, shishe, bidonë, kova, voza e të tjera si këto që i hidhnin anijet në Adriatik, si plehra; dhe njerëzve blloqet e polistirenit u dukeshin si “bukë”; atributi peshku vinte pastaj nëpërmjet shoqërimit me detin.

Continue Reading »

Turqizma pa dashje

Gazeta “Dita” u rikthehet kujtimeve të përkthyesve të rusishtes për Enver Hoxhën, në periudhën e tensioneve midis dy partive; duke përcjellë mes të tjerash rrëfimin e e Myfit Mushit se, kur Hrushovi reagoi ndaj fjalimit të liderit shqiptar në Mbledhjen e Moskës, duke thënë “Enver Hoxha oblill nas gavnom” (Enver Hoxha na hodhi mut përsipër), ky si përkthyes e kish zbutur impaktin e fjalës mut duke i shqipëruar fjalët e Hrushovit kështu: “Enver Hoxha na leu me… të pëgërë”; dhe më pas kish komentuar: “më dukej se fjala turqisht do ta zbuste ca atë fjalë.”

Continue Reading »

Fuzzy texts

Përkthyesve të ndërfaqeve të përdoruesit (UI) nga anglishtja në shqip shpesh u duhet të vendosin si t’i trajtojnë tekste të tilla si:

Can’t delete folder

Të cilave në anglishte u mungon referenca vetore eksplicite.

Shqipja kërkon që thënia ta shprehë, me mjete gjuhësore, subjektin e thëniezimit – ose ta tregojë se kush flet.

Continue Reading »

Një ndërtim problematik për t’u shpjeguar nga ana sintaksore:

Nuk ka kush (të) kujdeset për mua.

Ose, me një formulë më abstrakte:

(NUK) KA + KUSH + folje në dëftore/lidhore + gjymtyrë të tjera.

Kuptimi i kësaj shprehjeje është se ekzistojnë (ende) njerëz në gjendje që të kryejnë veprimin e shprehur nga folja përkatëse (ose nuk ekzistojnë, nëse shprehja nis me një pjesëz mohuese), çfarë implikon se kjo ekzistencë ose mosekzistencë është kundërshtuar ose vënë në dyshim në premisat ose më parë në bisedë.

Djali, nënës: Ç’do të bësh ti, kur të iki unë në Berat?

Nëna: Mos e vra mendjen, ka kush kujdeset për mua.

Continue Reading »