Faqja kryesore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
76.196 artikuj në shqip
Version i përshtatur për celular

P world icon brown.png Gjeografia      P history icon brown.png Historia      P society icon brown.png Ekonomia & Filozofia      P culture icon brown.png Arti & Kultura      P religion icon brown.png Feja      P science icon brown.png Shkenca & Teknologjia      P sport icon brown.png Sporti

Portali tematik · Indeksi alfabetik · Artikuj sipas kategorive · Artikuj të mirë · Artikuj të përkryer

Artikulli i javës
Artikulli i javës
Arjen Robben në 2013.

Arjen Robben (lindur më 23 janar 1984), është një futbollist profesionist holandez i cili luan si anësor për klubin gjerman Bayern Munich. Ai mund të luaj në të dyja krahët e mesfushës, dhe njihet për shpejtësinë, driblimet, dhe krosimet e tij, si dhe për gjuajtjet e sakta nga distanca nga krahu i djathtë me këmbën e majtë.

Robben nisi karrierën si profesionist me Groningenin, ekip me të cilin ai u shpall lojtari i vitit në sezonin 2001–02 të Eredivisies. Dy vite më vonë ai u transferua tek PSV, ku u shpall Lojtari i ri i vitit i Holandës dhe fitoi një kampionat. Një vit më vonë, shërbimet e Robben u kërkuan nga disa klube angleze, dhe pas shumë negociatave të zgjatura ai u transferua tek Çelsi. Debutimi i tij me klubin londinez në fillim u shty për shkak dëmtimi, por pas rikuperimit kontriboi në fitimin e dy titujve rresh në Premier League, duke u shpall gjithashtu edhe Lojtari i muajit në nëntor 2005. Pasi sezoni i tij i tretë në Angli u prish nga dëmtimet, Robben kaloi tek klubi spanjoll Real MadridLa Liga për 35 milion €.

Në gusht 2009, Robben firmosi në Gjermani me Bayern Munich për rreth 25 milion €, dhe shënoi dy gola në debutim. Në sezonin e tij debutues në Mynih, Bayern fitoi kampionatin, i pesti në tetë sezonet e fundit. Tre vite më vonë, ai shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampioneve në 2013. Ai u shpall edhe në skuadrën më të mirë të kompeticionit. Robben ka luajtur edhe në finalen e Kupës së Botës 2010, të cilën Holanda e humbi kundër Spanjës, me Robben që humbi dy raste të mira për shënim. Në 2014, ai u shpall në formacionin më të mirë të FIFPro dhe u rendit i katërti në garën e Topit të artë.

Robben ka qenë një lojtar i Holandës për 14 vite, duke luajtur 96 ndeshje e shënuar 37 gola. Me tulipanët ai ka luajtur në edicionet 2004, 2008 dhe 2012UEFA Kampionatit Evropian, si dhe në edicionet 2006, 2010 dhe 2014FIFA Kupës së Botës; në edicionin 2014 ai u nderua me çmimin Topi i bronztë dhe u përfshi edhe në ekipin All-Star. Në 2014, Robben u shpall si lojtari i katërt më i mirë i botës nga The Guardian.

Lexo më tej...


A e dini se ...
A e dini se ...

Na vjen me të vërtetë shumë keq, për këtë javë nuk është zgjdhur asnjë kuriozitet!

Vullnetarët e Wikipedias në shqip nuk kanë punuar aq sa duhet për të shfaqur në këtë vitrinë Kuriozitetet e javës. Ju mund të shfletoni kuriozitetet e javëve të kaluara. Megjithatë, edhe ti mund të japësh kontributin tënd duke ndihmuar në përmirësimin e cilitdo artikull që dëshiron.

Ne të urojmë punë të mbarë!

Complaints icon.svg
Aktualiteti
Aktualiteti

Temat kryesore : Kriza në zonën e euros

  • 6 tetor 2017 Çmimin Nobel për Paqe e mori Fushata ndërkombëtare kundër armëve nukleare (ICAN) për shkak “të punës që të tërheqë vëmendjen për pasojat katastrofale e humanitare që mund të ketë përdorimi i armëve nukleare dhe tentimeve për të arritur një marrëveshje për parandalimin e këtyre armëve”.
  • 3 tetor 2017 Tre shkencëtarët Rainer Weiss, Barry Barish, dhe Kip Thorne fituan Nobelin e Fizikës si personat kyç në punën e Observatorit LIGO, i cili mat dhe deformimet më të vogla që valët i shkaktojnë hapësirës dhe kohës kur kalojnë nëpër Tokë.
  • 13 maj 2017 - Një protestë e madhe me pjesëmarrjen e qindra mijra vetëve zhvillohet në Tiranë për largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e nje qeverie teknike per organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
  • 6 shkurt 2017 - Shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli, vdes në moshën 89 vjeç.
Kanë ndodhur më 2 prill
Kanë ndodhur më 2 prill
Emil Zola
  • 1805 - Lindi në ishullin Fionie të Odensës shkrimtari danez Hans Christian Andersen. Ai ka shkruar 156 përralla dhe histori të përkthyera në shumë gjuhë, shumë vepra dramatike dhe libra të mëdhenj udhëtimi.
  • 1840 - Lindi shkrimtari francez Emil Zola. Ai ishte themelues i lëvizjes natyraliste në letërsi, e materializuar sidomos në romanet e tij "Tereza Ragin" dhe "Zherminal". Ai është po ashtu autor i letrës "Ju akuzoj" në mbrojtje të Alfred Drejfys. (Figura)
  • 1905 - U përurua zyrtarisht tuneli hekurudhor i Simplonit nën Alpe. Ky tunel bëri të mundur lidhjen e Zvicrës me Italinë.
  • 1947 - Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të caktuar SHBA-në si trust për ish-ishujt japonezë të Paqësorit.
  • 1960 - Franca dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një protokoll dhe një marrëveshje mbi bashkëpunimin shkencor dhe teknik.
  • 1981 - Me kërkesën "Kosova Republikë" filluan në Kosovë demonstratat, ku studentëve iu bashkua edhe një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë të Kosovës me shpërthime të vrullshme të pakënaqësive ndaj sistemit të Jugosllavisë së atëhershme. Demonstratat e një dhe dy prillit në Kosovë kishin karakter kombëtar dhe përmbajtje përparimtare demokratike.
  • 1996 - Rusia dhe Bjellorusia nënshkruan një traktat që krijoi një aleancë të ngushtë politike dhe ekonomike në gjirin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.
  • 2005 - Vdiq në Vatikan Papa Gjon Pali i Dytë. Ai u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit, më 16 tetor të vitit 1978 dhe më 25 prill 1993 për herë të parë Papa e viziton Shqipërinë bashkë me Nënë Terezën.
Fotografia e ditës
Fotografia e ditës
The Wings, Siemens HQ Munich, April 2017.jpg

"The Wings" nga Studio Libeskind, një skulpturë dhe instalim me dritë i ngritur në vitin 2016 për selinë e sapo ndërtuar SiemensMynih, Gjermani.


Para se të redaktoni...
Para se të redaktoni...

Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.

Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Vini Re! - Jeni të lutur të emëroni faqet që krijoni në trajtën e shquar dhe të përdorni germat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura.


Kush e shkruan Wikipedian?
Kush e shkruan Wikipedian?


Komuniteti i Wikipedias në gjuhën shqipe përbëhet nga 112.656 përdorues të regjistruar, 345 prej të cilëve kanë kontribuar me të paktën një redaktim gjatë muajit të fundit, ndërsa 11 prej tyre gëzojnë privilegjet e burokratit dhe administratorit. Përdoruesit përbëjnë një shoqatë ku të gjithë anëtarët e saj koordinojnë veprimet e tyre për përmirësimin e artikujve, duke u konsultuar herë pas here në kuvend, duke diskutuar me njëri-tjetrin, por edhe duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme.


Ç'mund të bëj unë?
Ç'mund të bëj unë?


Dëshironi të merrni pjesë? Lexoni rregullat bazë dhe udhëzimet e tjera, respektoni rregullat e mirësjelljes; regjistrimi është i këshillueshëm por jo i detyrueshëm.

Keni nevojë për ndihmë? Përpiquni të shfletoni faqet e ndihmës ose bëni pyetjen tuaj në Kuvendin e Wikipedias. Shumë shpejt një përdorues aktiv do t'iu ndihmojë.

Dëshironi të provoni? Bëni prova tek livadhi ose lexoni se si redaktohet një faqe.

Dëshironi të bëni një donacion? Wikipedia është plotësisht e lirë, pa reklama, falë donacioneve të përdoruesve. Ndihmoni që Wikipedia të mbetet e lirë, bëni një donacion.

Projektet motra
Projektet motra
Meta-Wiki
Meta-Wiki
Koordinimi i të gjitha projekteve
Wikidata
Wikidata
Baza e lirë e të dhënave
Commons
Wiktionnaire
Wiki–Fjalori
Fjalori i lirë
Wikinews
Wiki–Lajme
Lajme të lira
Wikibooks
Wiki–Libra
Libra dhe tekste didaktike
Wikiquote
Wiki–Citate
Përmbledhje citatesh
Wikisource
Wiki–Burime
Dokumente dhe Libraria e lirë
Wikiversité
Wikispecies
Wiki–Speciet
Lista e llojeve të specieve
Wikipedia nuk garanton saktësinë e përmbajtjes!

Projekti organizohet nga Fondacioni Wikimedia, i cili nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim në përmbajtjen e këtyre artikujve.

Çdo kontribues është përgjegjës për shkrimet e tij.