Basha: Rama me kukuvajkat dështuan në planin për të përçarë PD-në dhe opozitën
Nga më herët0
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ritheksuar qëndrimin e tij për largimin e Edi Ramës si kryeministër.
Lideri demokrat tha se Rama me kukuvajkat dhe mercenarët e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për ta përçarë PD dhe opozitën.
“Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë në vendosmërinë tonë: largimi i Edi Ramës, ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale.
Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenarët e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për ta përçarë PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojnë asnjë vëmendje apo harxhim kohe. Injorojini, përbuzini, e gjithë energjia në aksionin politik kundër padronit dhe financuesit të tyre, Edi Ramës”- tha Basha.