Të jesh a të mos jesh Charlie?
Masakrat e pashembullta që ndodhën në Paris këtë muaj janë përsiatur prej një sërë pikëvështrimesh, sikurse janë ato të terrorizmit, fundamentalizmit fetar, hendeqeve klasore, dasive fetare e kulturore, diskriminimit dhe margjinalizimit të grupeve shoqërore, dështimit të strategjive dhe politikave multikulturore, çështjeve të koklavitura të imigracionit, erozionit të mirëbesimit ndaj qeverive dhe mungesës së ndër-veprimit konstruktiv midis shtresave shoqërore, etj. Të gjitha këto rrafshe bashkëpriten midis tyre. Edhe një nga pikëprerjet ose më mirë një pikënisje e tragjedisë ka të bëjë me vlera, koncepte e të drejta bazë sikurse është liria e shprehjes, një nga tiparet themelformuese të shoqërisë demokratike e pluraliste.
Fundja ishte liria e shprehjes flamuri i Charlie Hebdo-së ndërsa skiconte thagma e blasfemi, pavarërsisht gjithfarë kanosjeve e paralajmërimeve, me po atë shpërfillje ndaj rrezikut sa edhe vagabondi Lancelot te filmi Kalorësi i Parë (First Knight, 1995), kur rrekej kokëkrisurisht të kalonte trokthi përmes një vargu lavjerrësish në formë sëpatash e kosash të hatashme, që natyrisht ishin aty për t’ia bërë trupin atletik feta-feta, dhe e gjithë kjo në këmbim të kënaqësisë së një puthjeje prej Lady Guinevere. Kush e ka parë filmin do t’i kujtohet se kur një djalosh katundi i kërkoi trimoshit ta mësonte sesi të luftonte për të fituar, një nga këshillat që mori ishte: “Lypset të mos çash kryet në jeton a vdes!” Kur këqyra karikaturat provokuese pyeta veten: vallë a ish kjo edhe motoja e Charlie Hebdo-së? Po vallë në shërbim të cilit mision a ideal?
vijo leximin…
Shkretë
Shkruar e kompozuar prej Neil Young (1969), kjo këngë titulluar në anglisht Helpless është pjesë e albumit Déjà Vu (1970) të Crosby, Stills, Nash & Young (CSNY).
Eshtë prej këngëve të mia më të dashura të rinisë, atëhere kur zbulimi i saj përmes qëmtimit të emisioneve cilësore muzikore në stacione radioje me sinjal të dobët (të Philips-it të mirë e të vjetër të gjysh Filipit) dhe ruajtjes në magnetofonë çfarëdo të fillimviteve 80, i ngjante kërkimit të gjatë, të ngadaltë e durim-hekurt të gurit të çmuar në nëntokë. Atëhere kjo përvojë shpirt-transformuese ishte ndër më vetmitaret, oqean i pandashëm me botën sipër… A., kujtimi yt ngulur viteve të çuditshme e të largëta, më bëhet sot, bash në Ontario (lojë e fatit?), më i afërt se kurrë. Rri me mua pak ta dëgjojmë sërish si dikur…
vijo leximin…
Alibitë tona dhe jeta e përditshme
Në kujtim të Ardian Klosit, intelektual i vyer që me punën e mendjes i dha dritë e dashuri Shqipërisë, po sjell këtu një nga shkrimet e tij të botuar te ResPublica.al: “Alibitë tona dhe jeta e përditshme”.
Pjesa më e madhe e opinioneve që botohen në shtypin tonë ka të bëjë me politikën, më ngushtë me politikanët kryesorë. Është një vërshim i vërtetë që shkon nga analiza e qetë politike te eseja pasionante, satira e hidhur e deri vargëzimi ironik në modelet e tetërrokshit popullor. Në qoftë se 20 vjet më parë kjo pjesë e shtypit merrej më së shumti me diktaturën komuniste dhe protagonistët e saj, nëse 10 vjet më parë ndarja ishte pak a shumë të barabartë midis sasisë së opinioneve që botoheshin mbi politikanët me sasinë e shkrimeve që kishin të bënin me të kaluarën, sot peshorja ka kaluar përfundimisht në anën e politikës aktuale. Edhe vetë kam patur herë-herë shkrime që kanë të bëjnë me politikanët kryesorë, me keqbërjet apo veprat e tyre.
vijo leximin…