Privacy Policy

Sajtet WordPress.org (përmbledhur si “WordPress.org” në këtë dokument) përfaqësojnë sajte të strehuar nën WordPress.org, WordPress.net, WordCamp.org, BuddyPress.org, bbPress.org, dhe të tjera përkatësi dhe nënpërkatësi të lidhura me to.

Vizitorë Sajtesh

Si shumica e operatorëve të sajteve, WordPress.org-u grumbullon të dhëna që s’identifikojnë personin, të llojit që lejojnë zakonisht shfletuesit dhe shërbyesit, bie fjala, lloj shfletuesi, parapëlqime gjuhe, sajt të referuar, si dhe datën dhe kohën e çdo trokitjeje nga vizitori. Qëllimi i WordPress.org-ut në mbledhjen e të dhënave që s’identifikojnë personin është të kuptojë më mirë se si e përdorin sajtin vizitorët e WordPress.org-ut. Kohë pas kohe, WordPress.org-u mund të japë të dhëna që s’identifikojnë personin, në grumbull, p.sh., duke botuar një raport mbi prirjet e përdorimit të sajtit të vet.

WordPress.org mbledh gjithashtu të dhëna që identifikojnë personin, të tilla si adresa Protokolli Internet (IP). Por WordPress.org-u s’i përdor të dhëna të tilla për identifikim të vizitorëve të vet, as i bën publike, hiq rastet në rrethana të njëjta nën të cilat përdor dhe bën publike të dhëna që identifikojnë personin, siç përshkruhet më poshtë.

Grumbullim të Dhënash që Identifikojnë Personin

Disa vizitorë te WordPress.org zgjedhin të ndërveprojnë me WordPress.org-un në rrugë të cilat lypin që WordPress.org të mbledhë të dhëna që identifikojnë personin. Sasia dhe lloji i të dhënave WordPress.org-u grumbullon varet nga karakteri i ndërveprimit. Për shembull, ne u kërkojmë vizitorëve që përdorin forumet tanë të japin një emër përdoruesi dhe një adresë email. Në çdo rast, WordPress.org-u grumbullon të dhëna të tilla vetëm aq sa është e nevojshme ose e arsyeshme për përmbushjen e qëllimit të ndërveprimit të vizitorit me WordPress.org-un. WordPress.org-u të dhënat që identifikojnë personin nuk i bën publike ndryshe nga sa përshkruhet më poshtë. Dhe vizitorët munden përherë të mos pranojnë të japin të dhëna që identifikojnë personin, me shtegun hapur që kjo mund t’u pengojë përfshirjen në disa veprimtari që lidhen me sajtin.

Statistika të Grumbulluara

WordPress.org-u mund të grumbullojë statistika rreth sjelljes së vizitorëve në sajtet e tij. Për shembull, WordPress.org mund të bëjë të ditur se sa shkarkime pati një version i caktuar, ose të thotë se cilat shtojca janë më populloret, bazuar në kontrolle prej api.wordpress.org, një shërbim web i përdorur nga instalimet WordPress për të kontrolluar për versione të reja të WordPress-it dhe shtojcave. Sidoqoftë, WordPress.org-u nuk bën publike të dhëna që identifikojnë personin veç atyre siç përshkruhet më poshtë.

Mbrotje e Disa të Dhënave që Identifikojnë Personin

WordPress.org-u jep të dhëna që potencialisht mund të identifikojnë personin dhe të dhëna që e identifikojnë personin, vetëm nëpunësve të vet, kontraktorëve të vet, dhe enteve me të cilët ka lidhje, të cilëve i) u duhet t’i njohin këto të dhëna që të mund t’i përpunojnë ato në emër të WordPress.org-ut ose për të furnizuar shërbime që ofrohen në WordPress.org, dhe (ii) që kanë pranuar të mos ua japin ato të tjerëve. Disa nga këta nëpunës, kontraktorë dhe ente që kanë lidhje me të mund të gjenden jashtë vendit tuaj; duke përdorur WordPress.org-un, ju pranoni që të dhëna të tilla t’u transferohen atyre. WordPress.org-u nuk do të japë me qira ose shesë për ndokënd të dhëna që potencialisht mund të identifikojnë personin dhe të dhëna që e identifikojnë personin. Veç nëpunësve të vet, kontraktorëve dhe enteve të lidhura me të, siç përshkruhet më sipër, WordPress.org jep të dhëna që potencialisht mund të identifikojnë personin dhe të dhëna që e identifikojnë personin, vetëm kur është i detyruar nga ligji ta bëjë këtë, ose kur WordPress.org-u beson sinqerisht se një dhënie e tillë është logjikisht e nevojshme për të mbrojtur pronësinë ose të drejta të WordPress.org-ut, palësh të treta, ose të publikut në përgjithësi. Nëse jeni një përdorues i regjistruar i një sajti WordPress.org dhe keni dhënë një adresë email, WordPress.org me raste mund t’ju dërgojë një email për t’ju njoftuar rreth veçorish të reja, t’ju ftojë të jepni përshtypjet tuaja, ose thjesht për t’ju mbajtur në dijeni se ç’bëhet me WordPress.org-un dhe produktet e tij. Për të komunikuar këto lloj informacionesh, përdorim kryesisht blogun tonë, ndaj presim që ky lloj email-esh të mbahet në minimum. Nëse na dërgoni një kërkesë (për shembull përmes një email-i për asistencë ose përmes mekanizmave tanë për tërheqjen e përshtypjeve), rezervojmë të drejtën e botimit të tij për të mundur të ndihmojmë veten në qartësimin e ose përgjigjen për kërkesën tuaj, ose si ndihmë ndaj nesh për t’u ofruar asistencë përdoruesve të tjerë. WordPress.org-u merr të gjitha masat logjikisht të nevojshme për mbrojtjen nga hyrje, përdorime, ndryshime ose asgjësime të pa-autorizuara të të dhënave që potencialisht mund të identifikojnë personin dhe të dhënave që e identifikojnë personin.

Cookies

Një “cookie” është një varg informacioni që një sajt e depoziton në kompjuterin e një vizitori dhe që shfletuesi i vizitorit ia furnizon sajtit sa herë që vizitori rikthehet. WordPress.org përdor cookies për ta ndihmuar WordPress.org-un të identifikojë dhe gjurmojë vizitorët, përdorimin e tyre të WordPress.org-ut, dhe parapëlqimet e tyre mbi përdorimin e sajtit. Vizitorët e WordPress.org-ut që nuk dëshirojnë të kenë depozitim cookie-sh në kompjuterët e tyre duhet t’i rregullojnë shfletuesit e tyre të mos pranojnë cookies, përpara se të përdorin sajtet e WordPress.org-ut, me shtegun e hapur që, pa ndihmën e cookie-ve, disa veçori të sajteve të WordPress.org-ut mund të mos funksionojnë si duhet.

Ndryshime Rregullash Privatësie

Edhe pse pjesa dërrmuese e ndryshimeve ka gjasa të jenë të vogla, WordPress.org mund të ndryshojë Rregullat e Privatësisë kohë pas kohe, dhe vetëm sipas dëshirës së WordPress.org-ut. WordPress.org i nxit vizitorët ta shohin vazhdimisht këtë faqe për çfarëdo ndryshimesh Rregullat e Privatësisë. Vazhdimi i përdorimit të këtij sajti pas çfarëdo ndryshimesh te Rregullat e tij të Privatësisë do të përbëjë pranimin tuaj të këtyre ndryshimeve.

Creative Commons License