Opinion - Kush e vrau ambasadorin rus? (20 dhjetor 2016)
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision
LIVE nga
Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;
Te ftuar:
Artur Zheji, Dashamir
Shehi,
Luan Hajdaraga, Ylli Gurra, Arjan Curri
Kronike e plote:
http://tvklan.al/opinion-kush-e-vrau-ambasadorin-rus/
Gazetari Artur Zheji, në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në
Ankara, Andrey
Karlov, ka theksuar në emisionin
Opinion në TV
Klan, se është një vrasje që mban në vetvete shumë enigma. Zheji bëri me dije se atentatori nuk duhej eliminuar nga policia turke, pasi ai ishte burimi i vetëm, se kush qëndronte pas kësaj vrasje. Sipas tij, vrasësi kishte vetëm dy karikatorë dhe nuk mund të kishte rrezik se mund të vriste njerëz të tjerë. Eliminimi i tij, humbi shanset, për të zbuluar se çfarë fshihet pas atij sulmi.
Pyetja: A duhej vrarë vrasësi 22-vjeçar i ambasadorit Karlov? Zheji u përgjigj se kjo është një paaftësi e gjithë forcave të policisë turke. Sepse ai ishte burimi i vetëm i informacionit. Ai tha se në kohën kur ndodhi ngjarja në Ankara, ishte në redaksinë e portalit 360gradë.al, ndërsa po ndiqte ngjarjen e vrasjes, hap pas hapi. Zheji theksoi se gjithë kancelaritë botërore po prisnin reagimin e
Vladimir Putinit. Sipas tij, ata ishin të interesuar për të parë interpretimin e liderit rus. “Në lidhje me ngjarjen, ekzistonin disa pista. E para, ishte shërbimet sekrete të Erdoganit. E dyta, ishin shërbimet sekrete të NATO-s. Për të hedhur në erë marrëdhënien e re ruso-turke. Këto pista kanë qarkulluar nga agjensi shumë prestigjioze. E treta, ishte kjo që thuhej se Putin i duhej si alibi për të gjetur një fajtor ndërkombëtar dhe për të krijuar një acarim më të madh, në
Kiev në Krime për të dhënë një panoramë të re të eskalimit të pushtetit të tij politik, sidomos ndaj NATO-s”.
Dashamir Shehi ka thënë, në studion e Opinion, se në të gjithë botën arabe mbizotëron një frymë anti-Ruse dhe kjo si rezultat i situatës të krijuar në
Siri. Sipas Shehit,
Rusia si shtet mban një ngarkesë të madhe për këto lloj situatash. “
Duke filluar nga Afganistani, duke vazhduar në Çeçeni, kjo nuk është një gjë e re e krijuar thjesht nga
Aleppo, kjo vlen për popullin që nuk është marr me këtë punë, se po ta shohësh konflikti mes Rusis dhe botës islame është më i vjetër. Këtu po jetojmë një situatë shumë më të vështirë, kjo është më keq se lufta e ftohtë. Kjo është një luftë që ka dalë jashtë kontrollit”, është shprehur Shehi.
Luan Hajdaraga, në studion e Opinion, ka theksuar se si ka mundësi që vrasësi i ambasadorit rus, ka hyrë i pa regjistruar në një galeri arti në Ankara, por vetëm me një dokument policie. Sipas tij, kjo është e pamundur dhe një ngjarje e tillë tregon se forcat e sigurisë turke kanë qenë të pavëmendshme. Hajdaraga, bëri me dije, se me Konventën e Vjenës, shteti pritës, garanton sigurinë e trupit diplomatik. “Mënyra se si vrasësi ka hyrë në galeri, tregohet se nuk janë respektuar rregullat. Ai ka hyrë vetëm me një shenjë treguese, që tregonte se është pjesë e policisë. Por që nuk ka pasur legjitimim për të hyrë”.
Fevziu: Pse e kanë eliminuar Hajdaraga?
Hajdaraga: Vrasësi është eliminuar nga paniku i momentit.
“Mund të themi një lajm tronditës, që pas një shekulli, vritet një ambasador apo diplomat nuk mund të themi i Rusisë, por i Perandorisë
Ruse, në një situatë politike të ndërlikuar”, kështu është shprehur Ylli Gurra. Po ashtu ai ka thënë se
Ambasadori rus për fat të keq në ekspozitë po mbante në distancë rojet e sigurisë ndaj edhe atentati ndaj tij u bë më i lehtë. Gjithashtu, Gurra theksoi se ka një version, i cili thotë se vrasja e atentatorit është bërë nga siguria Ruse.
Arjan Curri, pedagog i UET-së, ka theksuar se mund të ketë persona të tjerë brenda forcave të policisë dhe ushtrisë, pikërisht ashtu siç ndodhi me grushtin e shtetit, që nuk ndajnë të njëjtën agjendë politike me Ankaranë. Curri tha se pyetja është nëse në Turqi ka një shtet në hije, pra një shtet të dytë e cila nuk mendon, siç mendon politikisht
Erdogan. Në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Ankara, ditën e djeshme, ai theksoi se ekziston një pikëpyetje e madhe në lidhje me ngjarjen, ajo është: përgjegjësia që ka shteti turk në lidhje me sigurinë e diplomatëve të huaj në vend. “Atentatori që është i një moshe shumë të re, vetëm 22-vjeç, është preh e një lloj indoktrinimi të errët, ku në ditët e sotme, fryn shumë në Lindjen e Mesme edhe në Azinë e Vogël. Indoktrinimet mund të jenë fetare, mund të jenë politike, mund të jetë edhe një lloj heroizimi personal i njerëzve të cilët ngarkohen nga gjithë ky konflikt”.
Dashamir Shehi, në lidhje me politikën ruse në botë, ka theksuar se ata po përfitojnë kudo ku ka një keqadministrim shteti dhe një vakum perëndimor. Shehi tha se rusët kanë qenë gjithnjë alternativa e botës atje ku ka dështuar Perëndimi. Sipas tij, kjo situatë është krijuar, pasi Perëndimi ka pasur një krizë të madhe financiare. “Perëndimi ka hallet e veta, tani asaj
...