Kina
Republika Popullore e Kinës 中华人民共和国 |
|||||
|
|||||
Gjuha | Gjuha Kineze | ||||
Kryeqyteti | Pekin | ||||
Forma e qeverisë | Republikë Popullore një partiake | ||||
Kryeministri | Xi Jinping | ||||
Kryetarë | Xi Jinping | ||||
Sipërfaqja | 9.640.821 km² | ||||
Popullsia | 1,339,724,852 | ||||
Dendësia e popullsisë | 139,6/km² për banorë në km² | ||||
Prodhimi i Brendshëm Bruto | $10,084 trillion | ||||
Prodhimi i Brendshëm Bruto për banorë | $7.518 | ||||
Indeksi i zhvillimit njerëzor | 0,663 | ||||
Valuta | Juan Renminbi (¥) (CNY) | ||||
Festa kombëtare | 1 tetor 1949 | ||||
Zona kohore | (UTC+8) | ||||
Targat e automjeteve | CN | ||||
Kodi i internetit TLD | .cn | ||||
Prefiksi telefonik | +86 |
Republika Popullore e Kinës, më thjeshtë Kina (kinezçe: 中华人民共和国), ndodhet në pjesën lindore të kontinentit të Azisë, në bregun perendimor të Oqeanit Paqësor. Me sipërfaqe e tokësore rreth 9 milionë e 600 mijë kilometra katërore. Kina është vendi më i madh në Azi dhe vendi i tretë i madh në botë, duke u rradhitur pas Rusisë dhe Kanadasë.
Territori i Kinës fillon nga veriu në mes të lumit Heilungjan në veri të lumit Mohë (në paralelin 53 gradë e 30 ‘) vazhdon në jug deri në Zëmansha në skajin e arqipelakut Nansha(4 gradë e paralelit verior), duke kaluar 49 gradë me një distancë prej 5500 kilometrash. Nga lindja fillon nga kryqezimin e lumit Heilungjan me lumin Usuri (në 135 gradë 05’ të milidianit lindor) e vazhdon në perendim deri në rafshnatën Pamis (73 gradë e 40’ të milidianit lindor), duke kaluar më se 60 gradë me një gjatësi rreth 5000 kilometrash.
Gjatësia e përgjithshme e vijes kufitare është 22 mijë e 800 kilometra Në lindje ka kufi me Korenë, në veri me Mongolinë, në verilindje me Rusinë, në veriperendim me Kazakistanin, Kiskistanin, Tagjikistanin, në perendim dhe në jugperendim ka kufi me Afganistanin, Pakistanin, Indinë, Nepalin, Butani, kurse në jug me Birmaninë, Laosin dhe Vietnamin. Pertej detit lindor dhe juglidor ndodhen Republika e Koresë, Japonia, Filipinet, Brunei, Malajzia dhe Indonezia.
Përmbajtja
Historia[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Historia e Kinës
Kina antike ishte një nga qendrat më të vjetra të civilizimit njerëzor.Kina ishte nje nga popujt e Lindjes se Lashte.Shtrihej ne luginat e lumenjve Huang Ho dhe Jance Kjang.Aty kultivohej shume orizi por rritej edhe krimbi i mendafshte.Ne krye te Kines u vu Dinastia Cin.Ajo per te mbrojtur vendin nga sulmet e armiqve urdhroi te krijohej Muri Kinez.Ne ndertimin e ketij muri morren pjese 2 milion njerez.Nje vend ne Kine quhet ndryshe Qyteti i Ndaluar sepse aty mund te hyne vetem personat e vecante dhe jo njerezit e varfer.E kane te ndaluar.
Politika[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror
Republika Popullore e Kinës, së bashku me Vietnamin, Korenë e Veriut, Laosin, dhe Kubën, është një nga pesë shtetet e mbetura zyrtare komuniste në botë. Qeveria kineze është përshkruar si komuniste dhe socialiste, por edhe si autoritare, me kufizime të rënda në shumë fusha, sidomos në internet, shtyp, lirinë e grumbullimit, të drejtës së riprodhimit dhe lirisë së fesë. Sistemi aktual i saj politik / ekonomik është quajtur nga krerët e saj si "socializmi me karakteristika kineze".
Asambleja Popullore Kombëtare (organ më i lartë shtetëror) është një assamble "kukull". Presidenti aktual i Kinës është Hu Xhin Tao, i cili është edhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës, dhe Kryeministri i saj është Uen Xhia Bao, i cili është gjithashtu një anëtar i lartë i Komitetit të Përhershëm Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës.
Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Njësit administrative
Republika Popullore e Kinës ka kontroll administrativ mbi 22 provinca, dhe e konsideron Tajvanin të jetë provinca e 23-të e saj, edhe pse Tajvani drejtohet aktualisht nga Republika e Kinës, e cila konteston kërkesën RP të Kinës. Kina ka gjithashtu pesë rajone autonome, secili me një grup minoritar të caktuar, katër bashki dhe dy Rajone Speciale Administrative (RSA), të cilat gëzojnë një shkallë të autonomisë politike. Njëzetë e dy provincat, pesë rajonet autonome dhe katër bashkitë përbëjnë "Kinën kontinentale", një term që zakonisht përjashton RSA-në e Hong Kongut dhe Makaos.
|
|||||
---|---|---|---|---|---|
|
|||||
†Taivani pretendohet nga RP e Kinës, por qeveriset nga Republika e Kinës | |||||
|
|
|
|||
|
|
Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Demografia e Kinës
Kina është një vend me popullsi të hershme. Të parët që u vendosën në Kinë ishin fiset nomade. Së pari u vendosën nëpër luginat e lumenjve, e më vonë u shpërndanë edhe në viset tjera të Kinës. Kinezët qyshë herët arritën një shkallë të lartë kulturore dhe ekonomike. Shumë më herët së evropianët kanë njohur : busullën, gjilpërën magnetike, barutin, porcelanin, letrën shtypin etj. Ata ndërtuan shumë tempuj, godina etj. Njëri ndër më të njohura është Muri kinez, i ndërtuar në shekullin e III para erës së re.
po ashtu ajo qe e mbaroi murin kinez ishte dinastia Cin. Për te mbaruar murin kinez u nevojiten 2 milion njerëz ku 1 milion kishin vdekur. Muri kinez ishte afër 3500 km i gjate i larte 10 metra dhe i gjere 8 metra.
Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Kinës është 9.596.960 km², prej së cilës 270.550 km² janë të mbuluara me ujë. Shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35° 00' V, 105° 00' L. Kina është një vijë bregdetare të gjatë 14.500 km. Vija e përgjithshme kufitare tokësore e saj është 22.117 km. Kina në pjesën veriore kufizohet me Mongolin (4.677 km) dhe Rusin në veri lindje (3.605 km) deri në lindje kur fillon kufiri i gjatë 1.416 km me Korenë Veriore, pastaj vije bregdeti deri te kufiri në jug me Vietnamin (Vietnam 1.281 km) që vazhdon me Laosin (423 km), Birmaninë (2.185 km), në jug-perëndim me Butanin (470 km), Nepalin (1.236 km) e Indin (3.380 km) duke kaluar në perëndim me Pakistanin (523 km), Afganistani (76 km), Kirgistanin (858 km) e Kazakistanin (1.533 km) në fund të së cilit fillon kufiri veri perëndimor me Rusin (40 km). Ajo del ne Oq. Paqësor në lindje ndërsa në anën tjetër hyn thelle në Azinë Qendrore.
Klima. Për shkak të sipërfaqes së madhe edhe nuk është i mundshëm përshkrimi me pak fjalë i lloj-llojshmërisë të motit që sundon në pjesë të ndryshme. Ne perëndim dhe veri klima është kontinentale,ne jug klima musonike. Pllaja e Kines veriore ka klime musonike ku dimri musonik eshte i thate, i gjate dhe i veshtire. Kina Qendrore dhe ajo Jugore kane dimer me te shkurter e me pak te ashper sepse mbrohen nga vargje malore me drejtim lindje-perendim, si dhe shtrihen prane ujerave te ngrohta te Detit të Kines se Jugut.
Relievi në pjesën më të madhe malorë, me rrafshnalta. Në perëndim dominojnë shkretëtirat ndërsa pjesa tjetër janë hapësira të rrafshëta me pellgje që përmbyllen me bjeshkë në lindje. Pika më e lartë ndodhet në lartësinë mbidetare 8.850 në Mont Everest. Ndërsa pika më e ulët -154 m n.n. e detit në vendin e quajtur Turpan Pendi
Si pasuri natyrore më të përhapura, thuhet se janë qymyri, xehja e hekurit, derivatet e naftës, gazi natyrorë, merkuri [Hg], kallaji [Sn], tungsteni [W], stibiumi [Sb], mangani [Mn], molibdeni [Mo], vadiumi [V], magnetitet [Fe3O4], alumini [Al], plumbi [Pb], zinku [Zn], urani [U], si dhe prurjen më të madhe të ujit në botë.
Për sipërfaqe të punueshme të tokës, në vitin 2005 thuhej që të ishte 14,86 % të së përgjithshmes, ndërsa të mbledhura gjithnjë vetëm 1,27 %, të përvetësuara dhe të ujitura 545.960 km².
Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Ekonomia
Sot Kina është ekonomia e tretë më e madhe e botës. Ne vitin 2010 ajo pritet që tia kalojë dhe ekonomisë së Japonise, dhe të marrë së shpejti fuqinë nr 2 ne botë pas SHBA-se. Kjo falë rritjes se jashtëzakonshme ekonomike te saj (8-12 % çdo vit. Degët kryesore të ekonomisë janë bujqësia, blegtoria, industria, transporti dhe tregtia. Bujqësia është dega kryesore e ekonomisë. Prodhimet kryesore bujqësore janë : orizi, gruri, misri, meli, soja, pambuku, qaji dhe duhani. Me prodhimin e orizit Kina zë vendin e parë në bote. Rajoet ku bimësia është më e zhvilluar në luginat e lumenjve Jance, Huanho dhe ultësira Manqurisë në Kinën verilindore.
- Blegtoria
Në Kinë rriten derrat, gjedhet, delet, dhitë, kuajt dhe shpezët shtëpiak. Kina e ka të zhvilluar edhe peshkatarinë. Kina zë vendin e parë në botë për peshkatari.
- Industria ka prodhimet e veta siç janë porcelani, mëndafshi, qilimet, prodhimin e lodrave etj. Transportet në Kinë hekurudhor, automobilistik, ajror dhe ujor.
- Tregtia
Kina eksporton : sojë, qaj, pambuk, duhan, mëndafsh, qymyr, hekur, mangan, volfram, antimon, prodhime te artizanateve, makia moderne etj. Ndërsa importon : oriz, grurë, mjete te komunikacionit, prodhime të elektroindustrisë, prodhimeve kimike, metale etj., ka marrëdhënie të mira tregtare me : Japoninë, Australinë, Britaninë e Madhe Francën, Rusinë, Italinë, Gjermaninë, SHBA-në.
Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor
- Thuhet se ne Kine emrat e femijeve viheshin duke hedhur nje tigan nga shkallet.Tingulli qe leshonte ai behej emri i femijes.
Shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]
- Republika e Kinës
- Radio Kina në gjuhën Shqipe
- Tajvani
Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]
- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :
- Radio Kina në gjuhën Shqipe
- China in red - PBS: Frontline
- OlympicWatch.org
Ky artikull nga Gjeografia e Azisë është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
|
Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]
- Republika e Kinës
- Radio Kina në gjuhën Shqipe