Aristoteli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Aristoteli


Aristoteli vijuesi i mendimit të shkollës së Sokratit në sistemet e arsyetimit materialist ndryshe nga Platoni idealist sipas disa studjuesve të bashkohsisë është një mendimtar i njohur i botës antike dhe përfaqson shkollën e tij në historinë e filozofisë . Aristoteli ishte mësuesi i Aleksandri i Madh në disa dislplina shkencore të kohës duke realizuar formimin e liderit befasues dhe perandorit të ri një fenomen i veçantë ende për studjuesit .

Aristoteli lindi në Stragira, të Trakisë , rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. I ati i Aristotelit ishte mjek në oborrin mbretëror të mbretit maqedonas Amintesi II, kurse më vonë edhe të Filipit.

Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni.

Sipas Aristotelit, qenia e çdo gjëje apo ndodhie zhvillohet nga shumë mundësi të lëndëve të fshehta me ndihmën e lëvizjeve të fuqisë formuese. Afirmimi dhe përdorimi i sistemit të Aristotelit në mesjetën evropiane është i njohur si Aristotelizmi.

Në njohjen e Aristotelit dhe veprimtarisë së tij, merita të mëdha kanë dijetarët myslimanë në radhë të pare Ibën Sina i njohur në perëndim me emrin Avicena dhe Ibën Rushd (Averroès) nga Kordoba, të cilët me punën e tyre dhe analizat e komentet e shkëlqyera e bënë të kuptueshme dhe akoma më cilësore filozofinë e Aristotelit.

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

vepra që i atribohen Aristotelit
  • "Politika" - trajton doktrinën e tij mbi familjen dhe shtetin.[1]
  • "De animalium histeria" (Mbi historinë e kafshëve)[1]
  • "De mirabilibus auscultationibus" (Mbi mrekullitë e dëgjuara)[1]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.23, botimi i tretë, Prishtinë 2004

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Aristoteli – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Wikiquote: Aristoteli – Citate

Stampa:Link FA