NATO
NATO (orig : North Atlantic Treaty Organisation - sq : Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior - sqt shkurt : OTAV) është blloku perëndimor ushtarak. Kjo organizatë u themelua me firmosjën e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 me qendër në Bruksel. Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme.
Përmbajtja
Historia[redakto | redakto tekstin burimor]
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (në anglisht: Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) shkurt "OTAV" (në anglisht: NATO) është një organizatë e themeluar në vitin 1949 në bazë të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili u nënshkrua në Uashington më 4 prill 1949. Selia qendrore e NATO-s është në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës dhe gjuhët e perdorura ngaNATO janë anglisht dhe frëngjisht, dhe roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake dhe luan një rol nëpër krizat politike, dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake .
Anëtarësimi[redakto | redakto tekstin burimor]
Artikulli X i Traktatit të Atlantikut të Veriut përshkruan se si shtetet jo-anëtare mund të anëtarësohen në NATO. Palët mund të ftojnë për akordim në këtë Traktat me akordim anonim çdo shtet Evropian në pozitë të çojë më tutje principet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut. Çdo shtet i ftuar mund të bëhet Palë e këtij Traktati duke depozituar dokumentacionet e pranimit në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të njoftojë çdonjërën nga palët për depozitimin e çdo dokumentacion të tillë pranimi.
Vendet anëtare[redakto | redakto tekstin burimor]
Aktualisht NATO ka 28 shtete anëtare (nga të cilat 21 janë anëtarë të Bashkimit Evropian).
Data | Shteti | Zgjerimi | Shënime |
---|---|---|---|
4 prill 1949 | Belgjika | Themelues | |
Kanada | |||
Danimarka | |||
Franca | Franca është tërhequr nga komanda ushtarake në vitin 1966. Që nga ky moment ka qenë anëtare vetëm në strukturat politike të NATO-së. Forcat e saj nuk i janë ribashkuar komandës ushtarake. | ||
Islanda | Islanda, i vetmi anëtar që nuk ka ushtrinë e saj, u anëtarësua me kushtin që mos të detyrohej të formonte një ushtri. Megjithatë ajo ka Gardën Bregdetare dhe kohët e fundit ka ofruar trupa të saj të stërvitura në Norvegji në misione paqeruajtëse të NATO-së. | ||
Italia | |||
Luksemburgu | |||
Holanda | |||
Norvegjia | |||
Portugalia | |||
Britania e Madhe | |||
Shtetet e Bashkuara | |||
18 shkurt 1952 | Greqia | i Parë | Greqia i tërhoqi forcat e saj nga strukturat ushtarake të NATO-së si rezultat i tensioneve Greko-Turke pas Pushtimit Turk të Qipros në vitin 1974. |
Turqia | |||
9 maj 1955 | Gjermania | i Dytë | |
30 maj 1982 | Spanja | i Tretë | |
12 mars 1999 | Çekia | i Katërt | |
Hungaria | |||
Polonia | |||
29 mars 2004 | Bullgaria | i Pestë | |
Estonia | |||
Letonia | |||
Lituania | |||
Rumania | |||
Sllovakia | |||
Sllovenia | |||
1 prill 2009 | Shqipëria | i Gjashtë | |
Kroacia |
Zgjerimi i NATO-së[redakto | redakto tekstin burimor]
Plani i Veprimit për Anëtarësim[redakto | redakto tekstin burimor]
Plani i Veprimit për Anëtarësim (PVA), është aprovuar në Samitin e Uashingtonit të vitit 1999 si një procedurë për vendet që aspirojnë anëtarësim në NATO. Pjesëmarrja e një vendi në PVA monitoron progresin e tij në pesë fusha të ndryshme :
- Gatishmëri për zgjidhjen në mënyrë të paqshme të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, etnike ose territoriale, vendosmëri në rregullin e ligjit dhe të drejtat e njërit, dhe kontrolli demokratik i forcave të armatosura.
- Aftësi për të kontribuar në mbrojtjen dhe misionet e organizatës.
- Përkushtim i mjaftueshëm i burimesh për forcat e armatosura për të plotësuar angazhimet e anëtarësimit.
- Siguri e informacioneve të ndjeshëm, dhe ruajtja e tij.
- Përshtatshmëri e legjislacionit të shtetit me bashkëpunim të NATO-së.
NATO jep mendime si dhe këshilla teknike për çdo vend dhe vlerëson progresin e tij në bazë individuale.
Shqipëria konsideron se anëtarësimi i saj në NATO do paraqiste në shtrirjen natyrale të Aleancës në krahun e saj Juglindor. Pozicioni gjeografik Shqipërisë është i favorshëm për implementimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s të aprovuar në Samitin e Washingtonit. Nëpërmjet MAP-it Shqipëria është e angazhuar të arrije objektivat e mposhtem :
- Do te vazhdoje të përmirësoje rendin dhe ekonominë e tregut duke i kushtuar vëmendje të veçante përmirësimit të rendit dhe luftës kundër korrupsionit.
- Do inkurajoje dhe zhvilloje respektin për të drejtat e njeriut, duke përfshire të drejtat e minoriteteve.
- Do te forcoje institucionet demokratike dhe si pasoje rolin e tyre në shoqëri. Do te vendose një administratë publike efektive.
- Do te forcoje kontrollin civil demokratik mbi FA.
- Do te ruaje rezultatet e arritura vitet e fundit në rritjen ekonomikë dhe do të vazhdojë reformat e saj ekonomikë, veçanërisht në fushën e privatizimit.
- Do të vazhdojë politikën e fqinjësisë së mirë, veçanërisht në kontekstin e situatës pas ngjarjeve në Kosove, duke përdorur plotësisht rrjedhojat rajonale të programeve të Paktit të Stabilitetit.
- Do te modifikoje legjislacionin përkatës me qellim që ta harmanizojë atë me sistemet standarde të Aleancës.
- Do të jete plotësisht e angazhuar që të garantojë kontrollin e brendshëm të armeve dhe çarmatimit.
Integrimi i Shqipërisë në NATO[redakto | redakto tekstin burimor]
Shqipëria është Anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut që nga qershor 1992. Ajo përkrahu Iniciativën e Partneritetit për Paqe në janar 1994 dhe nënshkroi Dokumentin Kuadër më 23 shkurt 1994 duke u bërë vend anëtar i Partneritetit për Paqe. Me 22 shtator 1994 paraqiti Dokumentin e Prezantimit në të cilën përcaktohen fushat, përmasat dhe niveli i pjesëmarrjes në bashkëpunim me NATO-n. Dokumentat e mësipërm përbënë bazën e hartimit të Programit Individual të Partneritetit për vitet 1995, 1996, 1997, Programet Individuale Speciale NATO - Shqipëri për vitet 1997-2000.
Programi i Partneritetit Individual (IPP) është zhvilluar që të përkrahë programet kryesore që burojnë nga rishikimi i mbrojtjes. Ai përforcon vazhdimësinë e procesit të ristrukturimit duke synuar rritjen e aftësive operacionale të FA. Prioritetet kryesore të mbrojtjes për 2002 do të fokusojnë në zhvillimin e një strategjie ushtarake kombëtare, të shoqëruar nga një strukture organizimi, e orientuar në nivel të lartë profesionalisht, me një numër më të vogël të FA, adaptimin e konceptit të trajnimit të forcës, një sistem menaxhimi personeli dhe një sistem menaxhimi burimesh.
Programi i Partneritetit Individual (IPP), i vitit 2002 synon tre çështje kryesore bashkëpunimi :
- Te ndihmojë Shqipërinë në ristrukturimin e FA të saj, nën kontrollin demokratik të autoritetit civil sipas planit afatgjate të implementimit,
- Te sigurojë përkrahjen në fusha të interesit të NATO-s dhe Shqipërisë,
- Ti japë më shumë përmbajtje marrëdhënieve me PfP në një afat kohor më të gjatë.
Qëllimi kryesor për NATO-n dhe Shqipërinë në këtë IPP 2002 është që të arrihen rezultate konkrete me qellim që të demonstrohen efektet pozitive të PfP. Shqipëria ka marrë pjesë dhe në Procesin e Planifikim - Rishikimit që nga viti 1996 e në vazhdim. Për vitin 2000 ajo pranoi 53 Objektiva Partneriteti. Në shkurt 2002 do të diskutojë për Paketën e Re të tyre.
nëntor 1999, Shqipëria paraqiti Planin e Veprimit për anëtarësim duke u bërë një nga 9 vendet aspirante për anëtarësim në Aleancë.
Në 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e NATO-s.