Florida është një Shtet Federal në juglindje të ShBA-ve. Ky Shtet Federal është edhe i njohur si Sunshine State(Shteti dritë dielli). Fjala "Florida" vjen nga Gjuha Spanjolle dhe kuptohet si "plot me lule". Kryeqyteti i Floridës është Tallahassee.
Pjesa më e madhe e shtetit të Floridës është vendosur në një gadishull midis Gjirit të Meksikës, Oqeanit Atlantik dhe Ngushticës së Floridës. Ajo zgjerohet në veriperëndim në formë doreze përgjatë veriut të Gjirit të Meksikës duke zënë dy zona kohore. Florida kufizohet në veri nga shtetet e Xhorxhias dhe Alabamës, dhe në perëndim, në fund dorezës, nga Alabama. Ajo është afër disa vende të Karaibeve, veçanërisht Bahameve dhe Kubës.
Pika më e lartë në Florida është Britton Hill 105m mbi nivelin e detit.