Protestantizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Emërtimi i përbashkët i rrymave të ndryshme krishtere, që u shkëputën nga kisha katolike në shek. XVI. Protestantët nuk pranojnë Papën si kryetar të kishës, kundërshtojnë beqarinë e priftërinjve, janë për ceremoni fetare të thjeshta dhe kundër adhurimit të ikonave. Rrymat kryesore të protestantizmit janë: luteranizmi i përhapur në Gjermaninë Veriore e në vendet Skandinave: kalvinizmi i përhapur në Zvicër e Hollandë e pjesërisht në Britaninë e Madhe; anglikanizmi në Angli.