Alpet
Alpet (gjermanisht Alpen, frëngjisht: Alpes, italisht: Alpi, sllovenisht: Alpe) janë vargmalet më të larta në Evropën e Mesme. Ato shtrihen prej brigjeve të detit Ligur deri te fushën e Vjenës në Danub në gjatësi prej 1.200 km, gjersi 150–250 km duke përshkuar Austrinë dhe Slloveninë në lindje, përmes Italisë, Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë e duke arritur gjer në Francë në perëndim.
Pamjen e sotshme Alpet e kanë marrë nga glaciacioni pleristocen. Kufiri i borës është 2700–2800 m lartësi mbidetare, ndërsa akullnaja më e gjatë është Aleq ( 21 km).
Në Alpe është edhe pika më e lartë në Evropë Mon Blan 4808 m (në kufi të Italisë dhe Francës). Për të gjitha malet në vargmalet e Alpeve shih artikullin kryesorë: Lista e maleve të Alpeve.
Përmbajtja
Etimologjia e emrit[redakto | redakto tekstin burimor]
Fjala "Alpe" është marrë përmes frëngjishtes nga latinishtja Alpes që do të thotë Alpet, fjalë e cila vlerësohet të ketë rrjedhur nga fjala latine albus (bardhë) ose altus (lartë).
Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]
Ndarja e vargmaleve[redakto | redakto tekstin burimor]
Alpet përgjithësisht janë të ndara në Alpet perëndimore dhe Alpet lindore. Ndarja shkon përmes liqenit Bodensee dhe liqenit Komo, duke përcjell lumin Rhine. Alpet perëndimore janë më të larta, po vargu qendrorë është më i shkurtër dhe i lakuar dhe janë të shtrira në Itali, Francë dhe Zvicër. Alpet lindore shtrihen në Austri, Gjermani, Itali, Lihtenshtajn, Slloveni dhe Zvicër. Pikat më të larta të Alpeve perëndimore janë majat: Mont Blanc me 4,808 m, Mont Blanc de Courmayeur me 4,748 m , Dufourspitze me 4,634 m dhe Dom me 4,545 m lartësi mbidetare. Pika më e lartë e Alpeve lindore është maja Piz Bernina me 4,049 m lartësi mbidetare.
Alpet lindore janë të ndara varësisht sipas litologjisë (kombinimit të gurëve):
Alpet perëndimore janë të ndara sipas shtrirjes së tyre gjeografike:
- Alpet Ligurian
- Alpet Maritime
- Alpet Cottian
- Alpet Dauphiné
- Alpet Graian
- Alpet Pennine
- Alpet Bernese
- Alpet Lepontine
- Alpet Glarus
- Alpet Zvicerane Veri-Lindore.
Komunikacioni në Alpe[redakto | redakto tekstin burimor]
Alpet janë vargmale të kalueshme dhe të frekuentuara, ato nuk formojnë barrierë të pa kalueshme. Ato janë kaluar për shkaqe luftarake e ekonomike më herët, nga emigrantë më vonë, e tani kalohen nga studentë e turistë.
Me shumë rrugë automobilistike moderne dhe hekurudha nëpër Alpe lidhet Evropa Jugore me Evropën e Mesme. Tunelet më të gjatë janë Simplon (20 km) dhe Sh. Gothhard (15 km).
Klima - Kryesisht klime alpine apo malore .[redakto | redakto tekstin burimor]
Gjeologjia[redakto | redakto tekstin burimor]
Pasuritë natyrore[redakto | redakto tekstin burimor]
Pasuri më e madhe në Alpe janë uji, pyjet, blegtoria dhe turizmi, por rëndësi të madhe kanë edhe pasuritë minerale (hekuri, thëngjilli, nikeli, plumbi kripa etj).
Nga bimët specifike që rriten në Alpe janë:
- Pinus mugo
- Rhododendron ferrugineum
- Leontopodium alpinum
- Gentiana acaulis
- Chamorchis alpina
- Pulsatilla alpina
- Androsace alpina
- Ranunculus glacialis
Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Alpet |
Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]
- Foto satelitore nga Alpet, të zhvilluara në 31 gusht, 2005 nga MODIS
- (Anglisht) Foto të Alpeve
- (Italisht) Foto të Alpeve Shumë foto nga Alpet, peizazhe, lule dhe egërsira.
- 360° Pamje panoramike e Alpeve
- Koleksion në Internet i fotove të Alpeve Më shumë se 2000 foto të tematikave të ndryshme të zhvilluara në Alpe.