Report TV - Reforma zgjedhore, ekspertët shqyrtojnë rekomandimet e ODIHR
Një ditë pasi komisioni i reformës miratoi ekspertët që do të punojnë për reformën zgjedhore, këta të fundit kanë nisur tashmë nga puna dhe po hartojnë propozimet që do ti bëjnë komisionit të posaçëm.
Ekspertët si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita bëjnë me dije për
Report TV se po punohet mbi rekomandimet e OSBE/
ODIHR të zgjedhjeve të
2013 dhe të
2015, rekomandimet, këto që pritet të përshtaten në kodin e ri elektoral.
Ndërsa PS po punon në mënyrë specifike mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR, për t’i përkthyer më pas në ligj, ekspertët e PD kanë qartësuar edhe propozime konkrete. Burime nga PD zbardhin disa nga propozimet teknike të opozitës e që kanë të bëjnë me financimin publik në masën
100 % të zgjedhjeve, për të shmangur në këtë mënyrë financimet e dyshimta private.
Po ashtu demo
...