Llalla garanton Ambasadoren e ODIHR për proçesin: Kemi marrë masa-Ora News
Subscribe në Ora
News këtu
http://bit.ly/1s5j7UT
Prokurori i Përgjithshëm,
Adriatik Llalla, ka garantuar se institucioni i drejtuar prej tij ka marrë masat për monitorimin e fushatës elektorale për pushtetin lokal, sidomos ditën e zgjedhjeve, me qëllim për të evidentuar dhe ndjekur penalisht rastet e mundshme të krimeve elektorale.
Garancia e kryeprokurorit erdhi gjatë takimit që ai pati me Ambasadoren e ODIHR-it,
Audrey Glover.
Sipas Llallës, prokuroria shqiptare ka krijuar një traditë lidhur me monitorimin e proçesit zgjedhor, duke sjellë si shembull masat e marra për zgjedhjet e përgjithshme të vitit
2013, gjatë të cilave Prokuroria e Përgjithshme nxorri një udhëzim për të gjitha prokuroritë lokale për gatishmërinë në ditën e zgjedhjeve.
Një praktikë e tillë, sipas tij, do të vijojë
...