A1 Report - Kosova me gratë kryefamiljare: Shëndetësinë ua zgjidh unë që sot
- Duration: 1:38
- Updated: 24 Apr 2015
TIRANE - Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në kryeqytet Halim Kosova është ndalur gjatë paradites në një takim me gra kryefamiljarë me problemme ekonomike-sociale. Halim Kosova për më shumë se një orë është njohur me shqetësimet që ato kanë për jetën e përditshme, ndërsa shqetësimin e tyre zoti Kosova e përcolli edhe gjatë një deklarate për mediat.
Kandidati për Bashkinë e Tiranës tha se nëse problemet e tyre ngrihen realisht si çështje që kërkojnë zgjidhje, sigurisht që zgjidhja mund të vijë për to, ndërsa e konsideroi këtë takimin më të rëndësishëm të fushatës, e cila pritet të nisë zyrtarisht pas disa ditësh.
Kosova tha se do të largohej nga ky takim me mendjen tek problemet e këtyre grave, por ai premtoi se çështjen e shëndetësisë të gjitha do ta kenë të zgjidhur nga vetë ai. “Gjendjen shëndetësore e kanë të zgjidhur që sot nga unë,” – tha Kosova.
"Gratë kryefamiljare sakrifikojnë për hir të fëmijëve dhe nuk e shfaqin problemin e tyre. Ky problem mund të gjejë zgjidhje vetëm nëse të gjithë së bashku, problemet që kemi t’i bëjmë të dukshme. Nëse problemet do t’i vëmë mbi tavolinë atëherë sesbën do t’i gjejmë një zgjidhje. Unë vërtet po largohem nga kjo qendër por gjithë ditën do më ngelë në mendje ajo çfarë dëgjova nga këto gra. Ato kërkuan çdo gjë. Unë kisha nevojë të njihesha me problemet e tyre, dhe them se ndoshta ka qenë një nga takimet më të vlefshme të gjithë fushatës. Le të bëjmë një shembull se si kjo kategori duhet të trajtohet në vendin tonë, prodhimi i shembullit duhet të jetë shumë lehtë i transmetueshëm edhe në vende të tjera. Gjendjen shëndetësore e kanë të zgjidhur që sot nga unë. Shoqëria duhet t’i kthejë sytë karshi këtij kontingjenti në vëmendje të jashtëzakonshme," - tha Halim Kosova.
“Është momenti të kthehen sytë nga ky kontingjent në nevojë”, -tha Halim Kosova dhe kjo sipas tij është e mundur.
Një grua kryefamiljare foli për shqetësimet që ngriti para kandidatit demokrat për Bashkinë Tiranës.
“Unë jam nënë me fëmijë jetim dhe këto mbrapa janë shoqet e mia i kishin fëmijët me problem, fëmijë të sëmurë dhe ne ia parashtruam këtë doktorit që kur të vijë si Kryetar Bashkie të shohi pak nga ne, nga shtresa jonë nga hallet e problemet që i kemi të cilat janë të shumta. Për ne, nënat me fëmijë jetim , është ndihma ekonomike qe nuk e përfitojmë sepse shkojmë aty e na thonë nuk i plotësoni kushtet. Se çfarë kushtesh duhen për ndihmën ekonomike e dinë këta kur në një kohë që të gjithë pushtetarët tanë na kanë premtuar që do e keni , ne të vërtetë nuk është. Pastaj janë ato nëna të tjera që kanë fëmijë të sëmurë, prap edhe ato nuk i plotësojnë kushtet thonë. Këto ishin pak a shumë hallet tona që kemi. Unë që jam nënë me fëmijë jetim do të kërkoja këtë që ndjej mbi supet e mia, ato fëmijë që nuk kanë mundësi të paguajnë për tu shkolluar në shkollat e larta. Të paktën si Bashki, meqë jemi në Bashkinë e Tirnaës të ishte përgjysëm shkolla e lartë, të kishte bursa, të cilat nënat me fëmijë jetim i kanë shumë shumë të pakta. Këto do të kërkoja. Asistencën, shkollimin e lartë mos ta paguajmë siç paguajnë të gjithë fëmijet me prind,port ë paktën të jetë përgjysëm, ose abonetë, gjerat që i hasin shumë nënat me fëmijë jetim sot për sot”, u shpreh një prej kryefamiljareve.
Takimi me gratë kryefamiljare u bë në një nga qendrat sociale në Tiranë. - See more at: http://shqiptarja.com/politike/2732/kosova-me-grat--kryefamiljare-sh-ndet-sin--ua-zgjidh-un--q--sot-287652.html#sthash.DizHMNnS.dpuf
http://wn.com/A1_Report_-_Kosova_me_gratë_kryefamiljare_Shëndetësinë_ua_zgjidh_unë_që_sot

- published: 24 Apr 2015
- views: 120