Faqja kryesore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
51.385 artikuj në shqip
Version i përshtatur për celular

P world icon brown.png Gjeografia      P history icon brown.png Historia      P society icon brown.png Shoqëria      P culture icon brown.png Arti & Kultura      P religion icon brown.png Feja      P sport icon brown.png Sporti      P science icon brown.png Shkenca & Teknika     P train grey.png Teknologjia

Portali tematik · Indeksi alfabetik · Artikuj sipas kategorive · Artikuj të mirë · Artikuj të përkryer

Artikulli i javës
Artikulli i javës

Ekoturizmi i Pukës


Puka Ekoturistike shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore: për gjatë krahut të majtë të Drinit, që nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit në lindje dhe deri në afërsi të grykëderdhjes së Gomsiqes në perëndim. Nga jugu e ndajnë me Mirditën kreshtat malore: Maja e Runës, Thirra, Maja e Roshit, Bjeshkët e Tërbunit. Në Lashtësi Puka si krahinë gjeoetnologjike përfshihej brenda trevës veriore të fisit ilir Pirustët , i njohur si shkrirës dhe përpunues metalesh. Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës i dhanë shkas zhvillimit të jetës qytetare me qytetet a qytezat, si: Ad Picaria , Puka , Shqeli , Delmace , Gralisht , Iballe , Crevenum , Sarda. Në shek. VI - VIII bëhet e njohur "Kultura e Komanit" në Delmace , një kulturë materiale qytetare arbërore mesjetare të një ekonomie të zhvilluar zejtare vendase në një mjedis bashkësie fshatarësie aktive. Në këtë zhvillim ekonomik dhe qendrat urbane, ndër shekuj është e lidhur edhe prania e një rrjeti institucionesh të rëndësishme të kultit të krishter e më vonë islamik, si peshkopatat në Delmace; Sarda, Dukagjin (Spas) dhe Abacia e Shën Palit në Kabash, Xhamia e Pukës, Xhamia e Dukagjinit dhe Teqja e Simonit (Spas). Në shek.XI-XII krahina e Pukës përfshihet në principatën e Veriut, të Centës; kurse brenda vendit në trevën krahinore "Pulatum" . Më pas, Puka bëhet një nga krahinat kryesore të principatës së Dukagjinëve, por pa i humbur të gjitha lidhjet e mëparshme me trevën veriperëndimore të vendit, pra, me Pultin, gjë që shprehet: në veshën pultake, ciklin e kreshnikëve, lahutën, kuvendet, si edhe lidhjet fisnore. Rritja e forcimi i prineipatës së Dukagjinëve mbi një trevë të gjerë, ku hynin: Puka, Mirdita , Luma , Hasi , Rrafshi i Dukagjinit , Zadrima dhanë shkas për një zhvillim tëj mëtejshëm" ekonomik të përbashket dhe, mbi këtë themel, u shtuan mundësitë për një unitet më të gjerë të kulturës materiale, shoqërore dhe artistike. Ky unitet i gjithanshëm u shpreh për disa shekuj me emrin e përbashkët Dukagjin, gjithashtu, u shpreh gjerësisht në të drejtën e përbashkët kanunore, të njohur me emrin "Kanuni i Lek Dukagjinit". Princi Lekë Dukagjini (Leka III) qe bashkëkohës i Skënderbeut dhe vazhdues i luftës mbrojtëse antiosmane, sidomos në mbrojtje të qyteteve: Krujë e Shkodër . Dhe së fundi, u kthye në Shqipëri për të marrë pjesë në drejtimin e Kryengritjes së vitit 1481. Të gjitha këto e bënë Lekë Dukagjinin (Lekën III) një personalitet historik të nderuar në kujtesën e popullit, sidomos në Trevën e Dukagjinit Mesjetar, ku ka sunduar. Prandaj çdo ngjarje historike, çdo traditë të asaj kohe malësorët e lidhin me emrin e Lekë Dukagjinit; siç shkruan edhe M. E. Durham: " Në Malësi ligje, dokja, shprehia, të gjitha i atribuoheshin Lekës", Po kështu edhe çdo kështjellë mesjetare në krahinën e Pukës e më gjerë mbajnë emrin e përbashkët, atë të Lekë Dukagjinit, pavarësisht se kush mund të ketë qenë sundimtari i saj; si p.sh. Kalaja Leks në Kabash, kalaja Leks në Mico, Kala Leks në Breg, Kalaja Leks në Flet, Kulla Leks në Pap (Berishë), Kalaja Leks në Dardhë, Kalaja Leks në Vaspas, Kalaja Leks në Shumri, etj. Për rrjedhojë edhe pse e drejta dokesore shqiptare, që në treva të ndryshme u atribohet personaliteteve historike, si: Skënderbeut, Lekë Dukagjinit etj. “duhet kërkuar në origjinën dhe zhvillimin e tyre shoqëror e ekonomik gjatë shumë shekujve”, që përbëjnë nënshtratin e përbashkët të së drejtës zakon ore e të kulturës juridike të kombit shqiptar.” Por, në treva e krahina të ndryshme kjo e drejtë dokesore merr ngjyrim dhe element lokal duke dhënë variante kanunore nga të një karakteri më të përgjithshëm deri në ato të një karakteri më të ngusht krahinor, pamjen e të cilëve, - siç shprehet Çabej, - e jep edhe gjuha shqipe”. Në këto dallime lokale hynë edhe varianti kanunor i Pukës. Si përfundim, emërtimi i këtij Kanuni me emrin e Lekë Dukagjinit duhet parë si një përkushtim që i bëhet këtij personaliteti, duke i dhënë emrin e tij në shenjë nderimi për ta. Por, njëkohësisht duhet parë edhe si një mbështetje tek figura historike e Lekë Dukagjinit për vazhdimësinë e së drejtës dokësore tradicionale bashkë me plotësimet e bëra nga koha në kohë përmes kuvendeve dhe sulleve, ku duhej të përdorej me qëllim “formula magjike”: “Kështu e la Leka! Kshtu pleqnoi Leka! Kshtu e ka Kanuni i Leks! Kshtu pleqnohet me Kanu t'Lek Dukagjinit në malet tona”. Prandaj përdorimi i emërit të Leke Dukagjinit në të Drejtën Dokësore të Trevës së Dukagjinit Mesjetar është mënyra e hyjnizimit të Kanunit, si edhe i figurës së Lekë Dukagjinit në botën shpirtërore të malësorëve të kësaj treve që në shekuj përfunduan të pandashëm. Atëhere, edhe Varianti Kanunor i Pukës nuk mund të dilte jashtë emrit tradicional të Lekë Dukagjinit. Për këtë arsye vazhdon të përdoret, por në një kuptim simbolik të veçantë. Vetë mbledhësi i folklorit dhe sistemuesi i Kanunit At Shtjefën Gjeçovi është nga Kryeziu i Pukës dhe rajoni sot përfaqësohet nga kullat dhe rezidencat turistike të familjes Alia të njohur prej veprës së shkrimtarit Dritëro Agolli që realizuan hidrocentralin e parë modest me bateri Dinamoje në zonë dhe kontributin e vijueshëm të studjuesit Gjovalin Alia dhe inxhinierit të drurit Tonin Alia. Hane dhe shtëpi turistike ku natyra dhe historia martohen më së miri janë Hani i Alpinistit Përparim Laçej në hyrje të qytetit dhe shtëpia turistike e Pal Papushit në Kryezi. Atraksion është famullia e Kqirës në Kishën e Shën Nikollës ku mund të shijoni shportën e prodhimeve natyrale me mjaltin e gështenjës, reçelin e boronicës, shurupin e arrës dhe erëzat aromatike të mbjella me dashuri dhe përkushtimin e banorëve dhe priftit italian Dom Xhovani dhe famullitarit Dodë Marinaj. Kështu formula e mikpritjes që në epokën e Çezarit mbetet: Bukë, Kripë e Zemër!!!

A e dini se ...
A e dini se ...

Rona Nishliu

...këngëtarja e cila mori pjesë në "Eurovizion" me këngën “Më lini të qaj”, ka lënë përshtypje tejet pozitive dhe kjo tregohet në krijimin e një çmimi special, i cili është quajtur Rona Nishliu Awards do të jetë një çmim i cili do të jepet në çdo edicion për këngëtarin me vokalin më të mirë?

...udhëtim në ‘Rivierën shqiptare’GREQI - Riviera shqiptare, është titulli i shkrimit që gazeta greke Kathimerini ka botuar lidhur me bregdetin shqiptar referohet New York Times, e cila pak muaj më parë e përfshiu Shqipërinë në 52 destinacionet kryesore për vitin 2014?

...ekipi i alpinizmit të Elbasanit ka ngjitur fundjavën që lamë pas malin më të lartë në Ballkan me alpinistët profesionistë dhe ata amatore të cilët kanë ngjitur majën e malit MusallaBullgari me lartësi 2925 metra mbi nivelin e detit?

...historiani dhe antropologu austriak Robert Pichler njohës i trashëgimive historike dhe kulturore Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe atij të Labërisë prezantoi ekspozitën fotografike "Eksplorimi i një peizazhi" në kufirin shqiptaro-maqedonas ?

...vajzat me origjinë nga Puka Daniela Kasa dhe Alda Lleshi ishin pjesmarrëse në ngjarjen e Bukurive Kombtare Miss Shqipëria në Kalanë e Ulqinit?

Aktualiteti
Aktualiteti

Temat kryesore : Kriza në zonën e euros

Stacioni i trenit në Volgograd

Vdekje së fundmi
Kanë ndodhur më 13 korrik
Kanë ndodhur më 13 korrik
  • 1793 – Shkrimtari revolucionar francez, Jean Paul Marat, u ther për vdekje nga Charlotte Corday, e cila u ekzekutua katër ditë më vonë.
  • 1863 – Trazirat kundër Luftës Civile amerikane shpërthyen në qytetin e New Yorkut dhe rreth 1.000 persona u vranë brenda tri ditëve.
  • 1960 – John F. Kennedy e siguroi nominimin presidencial në SHBA, në kuvendin e partisë së tij në Los Angeles.
  • 1977 – Një ndërprerje 25-orëshe e rrymës preku qytetin e New Yorkut, pasi që vetëtima kishte dëmtuar rrjetin energjetik.
  • 1985 – Live Aid, një koncert ndërkombëtar roku u mbajt në Londër, Philadelphia, Moskë dhe Sydney, për të mbledhur para për të varfrit e Afrikës.
  • 2003 – Me bekimin e administratorëve amerikanë, irakianët inauguruan këshillin e tyre të parë qeverisës pas rrëzimit të Saddam Hysseinit.
  • 2006 – Izraeli i vuri bllokadë detare Libanit dhe e sulmoi aeroportin Bejrutit si dhe bazat ushtarake libaneze. “Hezbollahu” ndërkaq hodhi dhjetëra raketa mbi Izraelin.
  • 2007– Ish-magnati mediatik, Conrad Black, u shpall fajtor në Chicago për mashtrim. Ai është duke e vuajtur dënimin gjashtëvjeçar me burgim në një burg federal të Floridës.
Fotografia e ditës
Fotografia e ditës
Para se të redaktoni...
Para se të redaktoni...
Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.

Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Vini Re! - Jeni të lutur të emëroni faqet që krijoni në trajtën e shquar dhe të përdorni germat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura.

Kush e shkruan Wikipedian?
Kush e shkruan Wikipedian?

Komuniteti i Wikipedias në gjuhën shqipe përbëhet nga 64.153 përdorues të regjistruar, 215 prej të cilëve kanë kontribuar me të paktën një redaktim gjatë muajit të fundit, ndërsa 15 prej tyre gëzojnë privilegjet e burokratit dhe administratorit. Përdoruesit përbëjnë një shoqatë ku të gjithë anëtarët e saj koordinojnë veprimet e tyre për përmirësimin e artikujve, duke u konsultuar herë pas here në kuvend, duke diskutuar me njëri-tjetrin, por edhe duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme.

Ç'mund të bëj unë?
Ç'mund të bëj unë?

Dëshironi të merrni pjesë? Lexoni rregullat bazë dhe udhëzimet e tjera, respektoni rregullat e mirësjelljes; regjistrimi është i këshillueshëm por jo i detyrueshëm.

Keni nevojë për ndihmë? Përpiquni të shfletoni faqet e ndihmës ose bëni pyetjen tuaj në Kuvendin e Wikipedias. Shumë shpejt një përdorues aktiv do t'iu ndihmojë.

Dëshironi të provoni? Bëni prova tek livadhi ose lexoni se si redaktohet një faqe.

Dëshironi të bëni një donacion? Wikipedia është plotësisht e lirë, pa reklama, falë donacioneve të përdoruesve. Ndihmoni që Wikipedia të mbetet e lirë, bëni një donacion.

Projektet motra
Projektet motra
Meta-Wiki
Meta-Wiki
Koordinimi i të gjitha projekteve
Commons
Wiktionnaire
Wiki–Fjalori
Fjalori i lirë
Wikinews
Wiki–Lajme
Lajme të lira
Wikibooks
Wiki–Libra
Libra dhe tekste didaktike
Wikiquote
Wiki–Citate
Përmbledhje citatesh
Wikisource
Wiki–Burime
Dokumente dhe Libraria e lirë
Wikiversité
Wikispecies
Wiki–Speciet
Lista e llojeve të specieve
Wikidata
Wikidata
Baza e lirë e të dhënave
Wikipedia nuk garanton saktësinë e përmbajtjes!

Projekti organizohet nga Fondacioni Wikimedia, i cili nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim në përmbajtjen e këtyre artikujve.

Çdo kontribues është përgjegjës për shkrimet e tij.