Faqja kryesore
|
Artikulli i javës
Kolonët italianë në Shqipëri ishin italianët që pas pushtimit italian të Mbretërisë së Shqipërisë në 1939, u transferuan në mënyrë që të "italianizonin" Shqipërinë. Disa mbërritën këtu që pas Luftës së Parë Botërore. Marëveshja e kolonizimit të Shqipërisë u aprovua nga kryeministri kukull fashist Shefqet Vërlaci. Në total u vensoën rreth 11,000 kolonë në vitin 1939 dhe 22,000 puntorë italianë. Pas rënies së Italiës në Luftën e dytë botërore ata u rikthyen në Itali. Ata pak që mbetën nën regjimin komunist të Enver Hoxhës u larguan (me pasardhësit e tyre) në Itali në vitin 1992 dhe sot përfaqësohen nga shoqata "ANCIFRA". Momenti i largimit të italianëve nga Shqipëria është subjekt i romanit Qyteti i fundit nga Petro Marko i shkruar në vitin 1960. A e dini se ...
Aktualiteti
Temat kryesore : Kampionati Evropian i Peshëngritjes • Kriza në zonën e euros • Lufta civile në Siri
Kanë ndodhur më 15 prill
Fotografia e ditës
|
Të reja nga Wikipedia
Më 5 prill, 2013 Wikipedia shqip arriti 45.000 artikuj. Përdoruesit aktivë nga Shqipëria tashmë mund të listojnë vetë emrin e tyre në hartën e wikipedianëve. Para se të redaktoni...
Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.
Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu. Kush e shkruan Wikipedian?
Komuniteti i Wikipedias në gjuhën shqipe përbëhet nga 51.217 përdorues të regjistruar, 211 prej të cilëve kanë kontribuar me të paktën një redaktim gjatë muajit të fundit, ndërsa 15 prej tyre gëzojnë privilegjet e burokratit dhe administratorit. Përdoruesit përbëjnë një shoqatë ku të gjithë anëtarët e saj koordinojnë veprimet e tyre për përmirësimin e artikujve, duke u konsultuar herë pas here në kuvend, duke diskutuar me njëri-tjetrin, por edhe duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme. Ç'mund të bëj unë?
Dëshironi të merrni pjesë? Lexoni rregullat bazë dhe udhëzimet e tjera, respektoni rregullat e mirësjelljes; regjistrimi është i këshillueshëm por jo i detyrueshëm. Keni nevojë për ndihmë? Përpiquni të shfletoni faqet e ndihmës ose bëni pyetjen tuaj në Kuvendin e Wikipedias. Shumë shpejt një përdorues aktiv do t'iu ndihmojë. Dëshironi të provoni? Bëni prova tek livadhi ose lexoni se si redaktohet një faqe. Dëshironi të bëni një donacion? Wikipedia është plotësisht e lirë, pa reklama, falë donacioneve të përdoruesve. Ndihmoni që Wikipedia të mbetet e lirë, bëni një donacion. Projektet motra
|
Wikipedia nuk garanton saktësinë e përmbajtjes! Projekti organizohet nga Fondacioni Wikimedia, i cili nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim në përmbajtjen e këtyre artikujve. Çdo kontribues është përgjegjës për shkrimet e tij. |