Albanian News Sources:
 
"Kontribut për higjenën politike" - Zbardhja e dosjeve të shërbimeve sekrete në lindje të Evropës 2009-04-16
Deutsche Welle Albanian
Edhe 20 vjet pas përmbysjes, shumë shoqëri merren me trashëgiminë e shërbimeve sekrete të vendeve të tyre. Mbi përpunimin e dosjeve të ish shtetit komunist flet Hans Altendorf, Drejtor i institutit të dosjeve të Shtazit.  Kanë kaluar 19 vjet që kur qytetarët e RDGj-së u sulën drejt selisë qendrore të Sigurimit të Shtetit në Berlinin lindor....
Imigrantë (shqiptarë) në strukturat e policisë greke? 2009-04-16
Deutsche Welle Albanian
Propozimi, që befason opinionin, bëhet nga organi sindikalist i vetë policisë greke. Cilat janë reagimet dhe çfarë shënon një zhvillim i tillë dhe për vetë statusin më gjerë të emigracionit në Greqi?   Imigrantë (shqiptarë) në strukturat e policisë greke? Padyshim, vite më parë një eventualitet i tillë vetëm si anektodë tingëllonte. Po tani?...
Pro dhe kundra misrit 2009-04-16
Deutsche Welle Albanian
Ministrja gjermane e bujqesisë, Ilse Aigner, (Unioni Kristian Social) shpalli ndalimin e menjëhershëm të mbjelljes së misrit të manipuluar gjenetikisht Mon 810 me argumentimin se ai helmon tokën.  Ministrja gjermane e bujqësisë, Ilse Aigner, (Unioni Kristian Social) shpalli ndalimin e menjëhershëm të mbjelljes së misrit të manipuluar...
Rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapa 2009-04-16
Deutsche Welle Albanian
OKB-ja ka kërkuar nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë, të bëjë ekspertizën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Procesi fillon nesër (17 prill 2009) në Hagë. Profesori Christian Tomuschat shpjegon gjykimet e rastit.  Deutsche Welle: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi tetorin e kaluar nga Gjykata ndërkombëtare e...
Në uturak të gjithë bashkë 2009-04-16
Deutsche Welle Albanian
Psikanalistja gjermane Dr. Agathe Israel ka kryer së bashku me kolegë të tjerë një studim mbi „Fëmijët e çerdheve në RDGJ“. Rezultatet e studimit mund të jenë me interes për publikun shqiptar.  Sot - Njerëzit jetojnë me pasojat Gruaja S. është sot 38 vjeç dhe tregon ende një shenjë që i ka mbetur në fytyrë, që nga koha e kopshtit. Në kopësht...
Pesë vjetët e Manmohan Singhit - Bilanci 2009-04-16
Deutsche Welle Albanian
Manmohan Singh rikandidon sot, në zgjedhjet e 16 prillit, për postin e kryeministrit të Indisë, por kritikët thonë se ai nuk është në gjendje t'i realizojë synimet e parashtruara.   Në zgjedhjet e vitit 2004, shumë pak njerëz prisnin  fitoren e tij. Në fillim të viteteve 90-të, Singh ka qenë ministër i Financave në kabinetin e...
Gjermani : Ulet prodhimi i industrisë 2009-04-16
Deutsche Welle Albanian
Kushdo e ka kuptuar se ekonomia gjermane ka probleme të mëdha në lëmin e eksportit, por edhe në sektorin e industrisë. Prodhimi industrial ka rënë 23,3 përqind në krahasim me një vit më parë.   Të dhënat më të reja nga Visbadeni ku ndodhet instituti i statistikave, konfirmojnë konfirmojnë pohimet për rënie masive të prodhimit në...
A ka përparime në pokerin atomik me Teheranin? Irani kërkon t`i bëjë propozime të reja ... 2009-04-16
Deutsche Welle Albanian
Pas sinjaleve pajtuese nga Uashingtoni, edhe Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad është shprehur për një fillim të ri në dialogun për armët atomike.  Presidenti i Iranit ka lajmëruar fillimin e një nisme të re në diskutimet lidhur me programin e diskutueshëm nuklear të vendit të tij. Gjatë fjalimit të mbajtur në...
Presse: Kundër piratëve duhet vepruar me forcën e duhur 2009-04-16
Deutsche Welle Albanian
Lufta kundër piraterisë pranë brigjeve të Somalisë është një prej temave më të komentuara në shtypin e sotëm gjerman.   Në të përditshmen Stuttgarter Zeitung lexojmë:  "Ishin Amerikanët dhe francezët ata që deri tani janë përpjekur që me aksionet e komandove të shpëtojnë pengjet e marra nga piratët....
Pajisja me karta identiteti do të përmirësojë pozitën e qytetarëve gjatë aplikimit për vizë 2009-04-15
Deutsche Welle Albanian
Mungesën e besueshmërisë ndaj dokumentave shqiptare të identitetit përbën një nga problemet kryesore në procesin e marrjes së vizave.  Zbatimi i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave konsiderohet nga BE një test për Shqipërinë. Suksesi i saj shtron rrugën për hapin pasues, të shumëpritur: heqjen e regjimit të vizave dhe realizimin e ëndrrës së...
„Ne presim“ 2009-04-15
Deutsche Welle Albanian
Havana reagon e përmbajtur ndaj ndërrimit të kursit prej SHBA-së në politikën me Kubën  Kanë kaluar gati 50 vjet që kur Presidenti John F. Kennedy vendosi bllokadën e SHBA-së kundër Kubës. Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka nisur tani një ndryshim të kursit të politikës me Kubën: Kubanët në mërgim do të udhëtojnnë në të ardhmen  për në...
Rezerva për arsye të pasojave të mundshme 2009-04-15
Deutsche Welle Albanian
Ministrja gjermane e bujqësisë ndalon mbjelljen e misrit të manipuluar gjenetikisht  Kjo histori filloi me një flutur. Flutura e ashtuquajtur "turjelë misri" (ostrinia nubilalis) sulmon fusha të tëra të mbjella me misër. Për kërë arsye firma amerikane e prodhimit të farërave "Monsanto" ka zhvilluar një lloj misri të përpunuar gjenetikisht, i...
Sot në fokus zhvillimet në lidhje me Korenë e Veriut dhe me Kubën 2009-04-15
Deutsche Welle Albanian
Trajtimi i Kubës dhe i Guantanamos ishte një nga kontradiktat cinike të ish-presidentit Bush.  Largimin përfundimtar të Koresë së Veriut nga bisedimet gjashtëpalëshe për programin e saj bërthamor e komenton LAUSITZER RUNDSCHAU që del në Cottbus: "Loja e pokerit e një klike kriminale në pushtet nuk duhet marrë kaq seriozisht. Shumë më...
Hungaria ka një kryetar të ri qeverie 2009-04-15
Deutsche Welle Albanian
Gordon Bajnai zgjidhet me votë mosbesimi  Në Hungari u zgjodh kryeministër ministri i ekonomisë, deri tani pa parti, Gordon Bajnai (Bòjnoj). Më parë, parlamenti i Budapestit i i hoqi votëbesimin kryeministrit Ferenc Gyurcsany. Me këtë rokadë, socialistët në pushtet synojnë të pengojnë zgjedhjet e parakohshme, në të cilat sipas sondazheve, do...
Reagim ndaj deklaratës së OKB-së 2009-04-15
Deutsche Welle Albanian
Koreja e Veriut ndërpret bisedimet mbi programin e saj bërthamor  Koreja e Veriut po shkëputet plotësisht nga bisedimet gjashtëpalëshe, të cilat synonin ta shkëpusnin këtë vend komunist nga programi i tij bërthamor. Ministria e Jashtme e Phenianit kërcënoi të martën me rifillimin e aktiviteteve atomike dhe protestoi kundër një deklarate të KS...
Bashkësia ballkano-egjipitiane në Shqipëri do t'i mbrojë interesat e saj përmes Partisë Toleranca e Re 2009-04-14
Deutsche Welle Albanian
Sadiku: Ideja është që përpjekja për mbrojtjen e njerëzve me ngjyrë në Shqipëri të ngrihet në nivelin e strukturës politike, pasi kështu do të ketë më shumë zë e përkrahje kauza e tyre  Behar Sadiku është përfaqësues i komunitetit ballkano-egjipitian në Shqipëri. 47 vjeçari ka kryer studimet e larta ne Akademinë e Arteve te Bukura në Tiranë,...
Analizohet mosdalja e zgjedhësve shqiptarë në votimet presidenciale 2009-04-14
Deutsche Welle Albanian
Ramadani: Shqiptarët nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë indiferentë, por duhet të ushtrojnë presion edhe tek ato subjekte që janë pjesë e koalicionit qeveritar edhe tek partitë opozitare.  Në analizat paselekotrale për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni analistët politikë vlerësojnë, se bojkoti i heshtur i elektoratit shqiptar ka të bëjë me...
Kosova do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në Europol dhe Interpol 2009-04-14
Deutsche Welle Albanian
Numri i njohjeve, 57, nuk jep shpresa për pranim të shpejtë në këto dy organizata  Në fund të muajit prill, policia e Kosovës pritet të aplikojë për anëtarësim në organizatat e policisë, Interpol dhe Europol. Autoritetet në Prishtinë, thonë se përgatitja profesionale e policisë së Kosovës është e një niveli të lartë, e gatshme për të qenë...
Händeli si kozmopolit 2009-04-14
Deutsche Welle Albanian
Puna e Händelit në mbarë Evropën  Ndër përsonalitetet më të njohura në historinë gjermane mund të gjesh dy lloj karakteresh: Në njërën anë ata të cilët kanë jetuar në një vend apo në një rajon, si filozofi Immanuel Kant apo kompozitori Johann Sebastian Bach dhe në anën tjetër ata që kanë udhëtuar nëpër botë, si Johann Wolfgang Goethe apo Georg...
Bajerni nuk beson në "Mrekullinë e Mynihut" 2009-04-14
Deutsche Welle Albanian
Barcelona duket më e fortë se kurrë  Pas dështimit 0:4 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Kampioneve bavarezët nuk besojnë në ndonjë "mrekulli të Mynihut" në ndeshjen e kthimit me ekipin e Barcelonës. Traineri Klinsmann dëshiron të paktën një fitore ndaj njëmbëdhjetëshes së Barcelonës. Një vështrim në vigjilje të ndeshjes. Kanë...
Palestinians child playing among Unicef the tents Atdhe i ri për refugjatët? - Në Izrael refugjatët afrikanë përballen me të panjohurën 2009-04-11
Deutsche Welle Albanian
Tel Avivi, kryeqyteti i Izraelit feston 100 vjetorin si qytet. Për herë të parë në historinë e tij 50 vjeçare Izraeli është bërë destinacioni i refugjatëve jo hebrej: mijëra vetë vitet e fundit kanë mbërritur nga Sudani.  Qeveria izraelite ndodhet përpara një dileme: duke kujtuar Holokaustin ajo do t'u garantojë strehim refugjatëve,...
 
Angela Merkel Kancelarja gjermane Angela Merkel në Afganistan 2009-04-07
Deutsche Welle Albanian
Menjëherë pas vizitës së paralajmëruar të Kancelares Angela Merkel kampi i fushimit të Bundesverit (ushtrisë gjermane) në Kundush në Veri të Afganistanit u qëllua me raketa.   Merkeli njëzet minuta para sulmit ishte larguar nga kjo zonë dhe vazhdonte udhëtimin për në Masar-i-Scharif, tha zëdhënësi i dytë qeveritar Thomas Steg të hënën (6.4.)...
 
President Obama and French President Sarkozy emerge to address the media prior to the town hall. White House Photo, 4/3/09, Vizioni i Obama-s për një botë pa armë bërthamore 2009-04-06
Deutsche Welle Albanian
Vendimtare do të jetë, nëse Obama do t´ia arrijë që të instalojë një sistem efikas kontrolli ndërkombëtar.   Në shtypin gjerman të së hënës (06.04) komentohet fjalimi i Presidentit të SHBA-së Barack Obama në Pragë, ku ai bëri thirrje për çarmatimin atomik. Gazeta...
 
Kush janë kundërshtarët e samitit të Londrës Kush janë kundërshtarët e samitit të Londrës 2009-04-03
Deutsche Welle Albanian
Skena të pazakonta në lagjen e bankave dhe të bursës në Londër. Në fillim të takimit të G-20-ës, kundërshtarë militantë të kapitalizmit zhvilluan përleshje me policinë. Shumë prej tyre kanë edhe halle serioze.  Kudo ku mblidhen kryetarët e shteteve dhe të qeverive, janë të pranishëm edhe ata- demonstruesit. "Ai që bën ftesë për takimin e...
 
A protester holds a placard depicting, Chinese President Hu Jintao, US President Barack Obama and British Prime Minister Gordon Brown, during a rally in central London's financial district, Wednesday April 1, 2009. Çfarë ka ndodhur deri tani dhe për çfarë bëhet fjalë në Londër? 2009-04-02
Deutsche Welle Albanian
Sot (02.04) grupi i 20 vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe në industrializim të shpejtë do të marrë në Londër vendime të rëndësishme për të forcuar në mënyrë të qëndrueshme sistemin botëror financiar.  Që prej nëntorit ata e kanë kaluar me siguri shumicën e kohës në avion, negociatorët e shteteve të G-20-ës. Sepse duhet të...
 
Takimi i G- 20 - Obama ul shpresat e evropianëve Takimi i G- 20 - Obama ul shpresat e evropianëve 2009-04-01
Deutsche Welle Albanian
Liderët botërorë arrijnë sot në Londër për të diskutuar planet për përballimin e krizës financiare botërore. Samiti i Londrës tubon udhëheqësit e grupit 20, të vendeve më të fuqishme ekonomike.  Sot në Londër u takuan presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri britanik, Gordon Braun, në prag të fillimit të samitit. Kryeministri Braun tha...
 
Czech Prime Minister Mirek Topolanek delivers his speech Wednesday March 25, 2009 at the European Parliament in Strasbourg, eastern France. Situata e brendshme politike në Republikën Çeke nuk do të pengojë presidencën çeke të BE-së 2009-03-26
Deutsche Welle Albanian
Humbja ditën e martë, në Parlamentin çek e votëbesimit të qeverisë së kryeministrit Mirek Topolanek, nuk do të vërë në rrezik suksesin e Presidencës çeke të Bashkimit Europian.  Presidenti i Parlamentit Europian Hans Gert Pottering deklaroi, se Presidenca çeke do të gëzojë gjithë mbështetjen e Parlamentit Europian në punën e saj. "Situata...
 
Gyl përmend fjalën Kurdistan -Shenjë kthese në politikën ndaj kurdëve? Gyl përmend fjalën Kurdistan -Shenjë kthese në politikën ndaj kurdëve? 2009-03-25
Deutsche Welle Albanian
Presidenti turk Gyl u shpreh gjatë rrugës për në Bagdad për Kurdistanin, sikur të ishte një gjë krejt normale. Për udhëheqjen turke kjo përbën një përdorim të ri gjyhësor dhe mund të jetë dëshmi e një politike të re.   Turqia dhe Iraku dëshirojnë t`i kundërvihen në të ardhmen bashkarisht rebelëve kurdë të PKK-së, që veprojnë në veri të Irakut....
 
UN special police forces arrive at the burning border station connecting Serbia with the ethnically divided town of Kosovska Mitrovica, near Brnjak, Kosovo, Tuesday, Feb. 19, 2008. The predominantly ethnic Albanian leadership of Kosovo, Serbia's medieval heartland, proclaimed independence from Serbia Sunday with Western backing. Serbia lost control over Kosovo, whose two-million population is 90 percent Albanian, since NATO bombing drove out Serb forces in 1999 to halt their killing and ethnic cleansing in a two-year war against separatist rebels Ndërhyrja e NATO-s ndryshoi historinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit 2009-03-24
Deutsche Welle Albanian
Udhëheqësit politikë të shqiptarëve të Kosovës, thonë se ndërhyrja e NATO-s kundër caqeve serbe, ishte vendimtare për t'i dhënë fund luftës së armatosur dhe për të ndalur vrasjet e civileve shqiptarë nga forcat serbe.  Në ditën e sotme, dhjetë vjet më parë Aleanca Veriatlantike filloi fushatën e bombardimeve kundër caqeve serbe. Bombardimet 78...
 
Netanjahu dhe Liebermanni formojnë koalicion - kabineti izraelit vendos këmbim të burgosurish Netanjahu dhe Liebermanni formojnë koalicion - kabineti izraelit vendos këmbim të burgosurish 2009-03-17
Deutsche Welle Albanian
Në Izrael po afrohet gjithnjë e më shumë formimi i një koalicioni të djathtë. Ndërkohë qeveria e tanishme dëshiron të marrë një vendim të shpejtë për shkëmbimin e të burgosurve izraelito-palestinezë  Kryeministri i caktuar izraelit Benjamin Netanjahu dëshiron ta bëjë populistin e djathtë Avigdor Libermann ministër të jashtëm. ...